Këshilli politik do të mblidhet sot pasdite për diskutuar mbi procesin e reformës zgjedhore. Opozita mësohet se ka zgjeruar rrethin e përfaqësimit duke përfshirë edhe aleatët e tjerë në këtë tryezë. Aleatët e PD-së, Mesila Doda e PDIU, Fatmir Mediu i PR-së, Vangjel Dule i PBDNJ-së do t’i bashkohen Këshillit, që fillimisht u përfaqësua nga Oerd Bylykbashi i PD-së dhe Petrit Vasili i LSI. Gjithashtu këtij këshilli veç Rudina Hajdarit, nga opozita parlamentare do t’i bashkëngjiten Myslym Murrizi dhe Nimet Musai. Ervin Bushati i PS-së mësohet se do të jetë në krah të Damian Gjiknurit nga radhët e socialistëve. Dy ditë më parë përfaqësuesit e PS, PD, LSI dhe të opozitës parlamentare zhvilluan takimin e parë mes tyre. Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi, Rudina Hajdari dhe Petrit Vasili, firmosën një deklaratë ku përcaktohej se brenda 15 marsit duhet të realizohet reforma zgjedhore. Paketa e miratuar me konsensus nga këshilli nuk duhet të përmbajë ndryshime nga Parlamenti, e kjo duhet votuar menjëherë në seancë. Ky është kushti i vendosur nga teksti i deklaratës së firmosur.
Emrat e opozitës
Oerd Bylykbashi PD
Petrit Vasili LSI
Mesila Doda PDIU
Fatmir Mediu PR
Vangjel Dule PBDNJ
Partia Socialiste
Ervin Bushati
Damian Gjiknuri
Opozita parlamentare
Rudina Hajdari
Myslym Murrizi
Nimet Musai
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.