Keshilla

Këshillat më të pavërteta që keni dëgjuar për kujdesin ndaj lëkurës

Lëkura është organi më i madh në trup dhe kujdesi për të është çelësi për të mbajtur trupin tuaj të shëndetshëm. Por disa mite për kujdesin e lëkurës nuk janë vetëm të padobishme por ato mund të dëmtojnë vërtet shëndetin dhe pamjen tuaj. Këtu janë disa prej atyre miteve që shumë i dinë si të vërteta dhe dermatologët tregojnë se si qëndron e vërteta e tyre.

Ushtrime të ndryshme mund të heqin rrudhat

Imazh ilustrues

Një “stërvitje” e fytyrës mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë. Ekspertë si Jeffrey Spiegel, shefi i kirurgjisë plastike në Universitetin e Boston thotë se lëkura jonë është elastike dhe duke punuar me muskujt tërheq atë dhe kjo bën që të shtrihet dhe jo të tendoset. Spiegel thotë se ideja që tonifikimi i muskujve të fytyrës parandalon rrudhat është i prapambetur dhe nuk duhet ta besojë askush.

Pasta e dhëmbëve than puçrrat

Imazh ilustrues

Edhe pse mentoli në pastën e dhëmbëve ka një efekt ftohës dhe mund të zvogëlojë përkohësisht ënjtjen, aplikimi i tij në fytyrën tuaj mund ta irritojë atë. Pasta e dhëmbëve është formuluar për dhëmbët tuaj dhe ka një nivel bazë pH.

Tsippora Shainhouse, një dermatologe e specializuar në trajtimin e problemeve me fytyrën thotë se lëkura ka një pH natyror acid dhe prishja e tij mund të çojë në skuqje dhe djegie.

Mund të përdorni vaj kokosi në vend të kremit hidratues

Imazh ilustrues

Vaji i kokosit ka shumë përfitime shëndetësore dhe mund të ndihmojë në luftimin e njollave, por nëse keni lëkurë të yndyrshme mund të shkaktojë shumë probleme. Shainhouse thotë se vaji i kokosit bllokon poret dhe mund të shkaktojë inflamacion të lëkurës dhe të krijojë puçrra.

Kam lëkurë të yndyrshme, duhet ta laj më shpesh

Imazh ilustrues

Larja e tepërt e fytyrës mund të jetë po aq e dëmshme sa të mos e lani fare. Joshua Zeichner, drejtori i kërkimeve kozmetike në departamentin e dermatologjisë në Spitalin “Mount Sinai” në Nju Jork tregon se shtresa e jashtme e lëkurës përmban yndyrna që e mbrojnë atë nga ambienti dhe prishja e këtij ekuilibri mund të rezultojë në inflamacion.

Nuk kemi nevojë për krem dielli nëse qëndrojmë në shtëpi gjithë kohës

Imazh ilustrues

Edhe nëse shumicën e kohës e kaloni në ambiente të mbyllura, përsëri duhet të mbroni lëkurën tuaj nga dëmtimi i diellit.

Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit (ACS), qelqi që përdoret zakonisht në xhamat e makinave, shtëpive dhe zyrave është krijuar për të bllokuar shumicën e rrezeve UV, por nuk ofron mbrojtje nga të gjitha rrezet. Pra, edhe nëse jeni në ambiente të mbyllura, nëse jeni afër një dritareje përsëri rrezikoni të ekspozoheni ndaj rrezeve UV dhe dëmtimit të mundshëm të lëkurës dhe mund të shkaktojë rrudha, njolla dielli dhe kancer të lëkurës.

Shtrydhja e puçrrave bën që të zhduken më shpejt

Imazh ilustrues

Sipas “American Academy of Dermatology Association”, shtrydhja e puçrrave mund të shkaktojë infeksion që mund të vijë si pasojë e shtyrjes më në lëkurë të një pjese të puçrrës si dhe mund ta merrni nga bakteret që ndodhe në duart tuaja.

Për të hequr qafe një puçërr të bezdisshme është mirë të këshilloheni me një dermatolog.

Burimet: Healthline, Keck Medicine of USC, Everyday health, American Academy of Dermatology Association. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë