Lajme

KESH, tender për monitorimin e zyrave qendrore

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare çel tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të video-monitorimit për zyrat qëndrore të saj dhe njësitë e saj të prodhimit.

Fondi limit është 16 milionë lekë me një kohëzgjatja të kontratës/Marrëveshjes kuadër 12 mujore.

Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje është data 14 shkurt 2020.

Referuar dokumenteve të tenderit, qëllimi i këtij shërbimi është që të sigurojë mirëfunksionimin e paisjeve për këtë shërbim dhe riparimin e tyre sipas specifikimeve të përcaktuara në mënyrë që problematikat dhe difektet në pajisje të mos ndikojnë negativisht qëllimin e punës së këtij sistemi.

Marrëveshje kuadër do të përfshijë punime, riparime dhe zëvendësime në sistemin e kamerave, pajisjet hardware të këtij sistemi, si vetë kamerat, kutitë mbrojtëse te tyre, fibrat dhe panelet optike, UPS, suportet dhe shtyllat, NVR (Network Video Recorder), Switch PoE me SFP dhe Workstation, si dhe monitorët që përdoren për mbledhjen, regjistrimin dhe ruajtjen e te dhënave audio vizuale, software-t e përdorur nga vete këto pajisje dhe komunikimin me to, si dhe punime te tjera diagnostikuese, riparuese dhe zëvendësuese.

KESH SH.A administron dhe operon hidrocentralet e kaskadës së lumit Drin (HEC-Fierzë, HEC-Koman, HEC-Vau i Dejës) të cilët kanë një rëndësi të veçantë për ekonominë e vendit.
KESH synon menaxhimin proaktiv të veprave hidroenergjetike pjesë integrale e së cilës është dhe përmirësimi i parametrave të sigurisë fizike e funksionale, sigurisë dhe shëndetit të punonjësve, si dhe efektivitetit të shfrytëzimit të hidrocentraleve në kaskadë.

Sistemi aktual i video-monitorimit në zyrat qendrore të KESH sh.a dhe në HEC-et e kaskadës së lumit Drin është implementuar në vitin 2015.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë