Lajme

Kërkohej për lëndë narkotike, arrestohet 31-vjeçari në Krujë

Policia e Krujës ka vënë në pranga një 31-vjeçar i shpallur në kërkim për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi L. S., 31 vjeç, banues në Mamurras.

Siç njofton policia, arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë e ka dënuar me 5 vite burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krujës për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë