Lajme

Kërcënohet Zguri, Garda merr në mbrojtje kryetarin e KQZ dhe familjen

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri dhe familja e tij janë kërcënuar me jetë. Lajmi bëhet i ditur sipas burimeve nga KQZ-ja dhe Garda e Republikës. Sot pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë shkuar drejtuesit e lartë të Gardës dhe të Policisë, të cilët kanë marrë dëshminë e kryekomisionerit. Ndërkaq policia e garda kanë marrë në mbrojtje Zgurin dhe familjen e tij.

LEXO EDHE: Kërcënimi i Zgurit, PD reagon: I njëjtin bandit edhe ndaj Aurel Plasarit

Sipas burimeve mësohet se kërcënimi ndaj kryekomisionerit është kryer ndërmjet mesazhe në rrjetet sociale, të cilat janë pjesë e hetimit të organeve kompetente. Ai është kërcënuar me mesazh në ‘Facebook’, nga shtetasi E.Pjetrini, që i ka shkruajtur: “O m*t, do të vras ty edhe familjen”.

Sot paradite në mbledhjen e KQZ-së, kryekomisioneri është parë nën shoqërimin e forcave të sigurisë të vendoursa nga Garda e Republikës.

Kërcënimi ndaj kryetarit të KQZ-së vijnë një ditë pasi u zhvillua një debat i ashpër mes anëtarëve, ku u kërkua që të hetohej mënyra e deklarimit të numrit të votuesve. Madje Zguri kërkoi që të bëhej një hetim dhe të hapeshin kutitë, por kjo u rrëzua nga katër anëtarët e majtë në KQZ. Zguri ka mbajtur qëndrim të fortë për mosrealizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, madje ai ka qenë i vetmi ndër anëtarët i cili është larguar nga mbledhja në disa raste.

Më herët Garda e Republikës kishte marrë në mbrojtje edhe katër anëtart e KQZ-së, Denar Bibën, Edlir Jorgaqin, Bledi Shkëmbin dhe Rezarta Bitrin. Kjo masë u mor menjëherë pasi KQZ-ja vendosi që të refuzojë regjistrimin e PD-së dhe LSI-së me anëtarë të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë