Lajme

Kërcënimi i Zgurit, PD reagon: I njëjtin bandit edhe ndaj Aurel Plasarit

Partia Demokratike ka reaguar ndaj kërcënimit të ushtruar ndaj kreut të KQZ-së, Klement Zguri. Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, siç raporton gazeta SI, në konferencën për shtyp deklaroi se në Shqipërinë e Edi Ramës ku krimi i organizuar qeverisë bashkë me të, kushdo që guxon të zbatojë ligjin, kërcënohet nga bandat e Edi Ramës.
"Bandat prekin zgjedhjet, bandat mbushin kutitë, bandat blejnë vota dhe shantazhojnë votues, sot kanë kaluar çdo limit duke kërcënuar me jetë Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve z. Klement Zguri dhe familjen e tij. Partia Demokratike kërkon menjëherë arrestimin dhe vënien përpara përgjegjësisë të banditit që, për pushtetin e Edi Ramës, kërcënon kreun e KQZ-së, për shkak të kërkesë së tij për të hedhur dritë mbi mbushjen e kutive dhe manipulimin e numrit të votuesve", deklaroi Paloka.
Gazeta Si raporton se numri dy i PD-së, ka zbuluar se personi që sulmoi Zgurin është i njëjti që ka kërcënuar edhe intelektualin Aurel Plasarin.

"Ky është i njëjti bandit që ka kërcënuar edhe profesor Aurel Plasarin, i cili e ka denoncuar faktin pas bërjes publik të kërcënimit të kreut të KQZ, duke vënë në dukje se kjo është fryma me të cilën Rama ka organizuar 30 Qershorin. Nuk ka bandë që mbulon krimin kushtetues dhe elektoral që ka kryer Edi Rama më 30 Qershor. Sado të fshihet, sado të përdorë kriminelët e tij në KQZ, sado të përdor bandat, shqiptarët e kanë thënë fjalën e tyre. 85% e qytetarëve refuzojnë Edi Ramën. Duke e konsideruar Edi Ramën të vetmin përgjegjës për situatën e krijuar në vend ndaj kundërshtarëve politikë, Partia Demokratike paralajmëron kryeministrin gangster të tërheqë banditët që ka lëshuar rrugëve për të kërcënuar këdo që nuk i bindet. Në të kundërt, ai do të mbajë vetë përgjegjësi për gjithçka!", deklaroi Paloka.
Vetë studiuesi i njohur Aurel Plasari me anë të një postimi në Facebook e pranon se personi që i ka shkruar Zgurit, Emiljano Pjetri i ka shkruar edhe atij në rrjetet sociale.

"Lidhur me kërcënimin ndaj Kryetari i KQZ Klement Zguri do të duhet saktësuar emri i përdorur nga kërcënuesi, sepse nga një emër pakashumë i tillë më është dërguar edhe mua një kërcenim i tërthortë dhe poshtanik, më datë 28 qershor nga fb me emrin “Emiljano Pjetri”, pra me gjasë i njëjti kërcënues. Nuk kam dashur ta bëj publik duke më mjaftuar të kuptoj se në ç’frymë u përgatit 30 qershori i Edi Ramës. Ndonëse e di që për mbrojtjen time dhe të të mijve nuk mobilizohet ndonjë “gardë”, po e bëj publik tani së paku si të fala për ministrin Lleshi që ruan gazin lotsjellës", shkruan Plasari, siç raporton Gazeta SI.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2956503514575172&set=a.1392975407594665&type=3&theater

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë