Keops, misioni i vëzhgimit dhe zbulimit të planeteve jashtë sistemit tonë diellor i Agjencisë Hapësinore Europiane ka dërguar në Tokë imazhet e një sistemi diellor ekstrem.
Bëhet fjalë për sistemin diellor të quajtur WASP-189 b, i zbuluar vetëm në 2008 dhe ende i pastudiuar mirë. Ajo që shkencëtarë e ESA-s thonë me siguri është se bëhet fjalë për një sistem të pazakontë dhe me planete me orbita të ngjeshura rreth yllit të këtij sistemi.
ESA thotë se imazhi i mësipërm provon aftësinë unike të Keopsit për të hedhur dritë mbi sekretet e universit dhe të botëve të huaja që na rrethojnë.
WASP-189 b është rreth 322 vite dritë larg. Aktualisht, Keopsi ka zbuluar një planet me përmasat e Jupiterit, që rrotullohet rreth yllit të këtij sistemi në një orbitë të pazakontë dhe vetëm për 2.7 ditë, që do të thotë se një vit në këtë planet zgjat më pak se 3 ditë tokësore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.