Lajme

Kavajë, humb jetën fëmija dy muajsh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë, ku një fëmijë dy muajsh ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm.

Fëmija nga fshati Bago i Kavajës ka gjetur vdekjen në banesën e vet dhe më pas është dërguar në spitalin e Kavajës.

Mësohet vdekja e fëmijës ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit të sotëm. Familjarët kanë pritur deri në mëngjes për ta dërguar në spitalin e zonës për të marrë raportin e nevojshëm mjekësor për të vijuar me procedurat e tjera dhe funeralin.

Në bashkëpunim dhe me mjekun e familjes, është vendosur që fëmija t’i nënshtrohet një ekspertize mjeko-ligjore që do të përcaktojë dhe shkakun e vdekjes.

Trupi është dërguar në morgun e qytetit të Durrësit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë