Politike

Katër drejtuesit kolegjialë dhe përfshirja e Bardhit në parti/ Dy lëvizjet e Berishës para arrestimit

Vetëm pak orë pas heqjes së imunitetit nga Kuvendi, Sali Berisha mblodhi kryesinë të enjten në mbrëmje me dy vendime konkrete.

Së pari: ai fut strukturat në një riorganizim të thellë duke përcaktuar katër koordinatorë që pak e shumë do të jenë figurat më të rëndësishme në struktura pas arrestimit të mundshëm të Berishës.

Nuk dihet nëse kjo është pjesë e negociatave të nëndheshme edhe në kuadër të reformës zgjedhore sa kohë që kryesia ka vendosur që riorganizimin ata ta konceptojnë të ndarë në katër rajone në gjithë vendin.

Vendimi tjetër edhe më i rëndësishëm është ftesa publike për Gazment Bardhin ajo që në fakt është përfolur prej kohësh dhe për të cilën ka shkruar më herët edhe Gazeta "Si"

Kryesia nuk bëri publike emrat. Ata do të votohen të shtunën në mbledhjen e thirrur të Këshillit Kombëtar por përfshirja e mundshme e Bardhit në pjesën e riorganizimit të partisë tregon një lëvizje konkrete drejt ribashkimit.

Me arrestimin e Berishës, edhe pse ngjan teknike emërimi i katër koordinatorëve, janë pikërisht ata që do të funksionojnë si organ kolegjial me pamundësinë e drejtimit në terren nga Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë