Politike

KAS rrëzon PD për prova shtesë edhe në Vlorë

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzoi sërish kërkesën e Partisë Demokratike për marrjen e informacioneve shtesë nga institucionet dhe entet shtetërore për pretendimin e ngritur për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Qarkun e Vlorës.

KAS nisi këtë të martë shqyrtimin e kërkesave të radhës të PD dhe LSI për pavlefshmërinë e rezultatit të zgjedhjeve në këtë qark.

Nëse PD-së ja rrëzoi këtë kërkesë, KAS pranoi kërkesën e LSI lidhur me informacionin se sa pajisje identifikimi elektronik kanë funksionuar në të gjithë këtë qark dhe saj jo.

Gjithashtu, me kërkesën e anëtarëve Ledio Braho dhe Elvis Çefa do të kërkohet informacioni i kryqëzuar i të dhënave të pajisjes elektronike. Vijimi i mbledhjes u shty për të mërkurën, kur gjithashtu do të dëgjohet edhe zv.Komisionerja e KQZ-së, Lealba Pelinku në lidhje me ankimimet e PD e LSI për Qarkun e Gjirokastrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë