Lajme

Kapshticë, shqiptari dhe bullgarja kapen me 25 mijë euro të padeklaruara

Policia Kufitare e Kapshticës ka sekuestruar në Kapshticë 25000 euro të padeklaruara.

Policia thotë se paratë ishin në posedim të një shtetasi shqiptar rezident në Greqi dhe të një shtetaseje shqiptare, të cilët janë proceduar penalisht.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin shqiptar me banim në Greqi J. R, 46 vjeç dhe bullgaren me inicialet D. D, 31 vjeç.

Siç njofton policia, ata ishin duke dalë nga territori shqiptar me automjetin e tyre drejt Greqisë kur në vijën e dytë janë ndaluar për kontroll. Aty u konstatua dhe sasia e padeklaruar e parave.

Veprimet në lidhje më këtë rast janë kryer nga specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik në DVP Korçë, të cilët kanë filluar procedimin penal ndaj këtyre shtetasve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë