Ka ndodhur

Kapshticë, ryshfet 20 euro policit në kufi për të shmangur kontrollin

Një 29-vjeçar nga Maliqi është ndaluar në pikën kufitare të Kapshticës, pasi tentoi të korruptonte një punonjës policie.

Ai ishte duke kaluar nga Greqia dhe do të hynte në pikën kufitare shqiptare. Gjatë procedurave të dokumentacionit në kufi, punonjësi i kufirit i ka kërkuar të riut që t’i japë pasaportën.

I riu ka dorëzuar mjetin e identifikimit policit dhe brenda tij kishte vendosur edhe një kartëmonedhë 20 euro, 29-vjeçari mësohet se kishte shkuar nga Maqedonia e Veriut në Greqi, ndërsa tentoi të hynte në mënyrë të paligjshme edhe në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë