Ka ndodhur

Kapshticë, doganierët shpërndajnë ujë për emigrantët që presin në radhë

Edhe këtë të enjte kanë vijuar radhët kilometrike të krijuara në pikën kufitare të Kapshticës. Kthimi i emigrantëve pas pushimeve ka krijuar një trafik të madh në këtë pikë, për shkak se pala greke ka punuar me sportele të reduktuara.

Ndërkohë pala shqiptare po punon me tre sportele në hyrje dhe tre në dalje, gjë që lehtëson punën dhe lëvizjen e makinave me ritëm të shpejtë. Ndërkohë, strukturat doganore janë angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve.

Shumë doganierë janë filmuar teksa shpërndajë shishe uji për qytetarët që presin në radhë mes të nxehtit përvëlues të gushtit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë