Ka ndodhur

Kapet i shumë kërkuari në Vlorë, tentoi të vrasë 38-vjeçarin pas një konflikti

Një 32-vjeçar, i shpallur në kërkim, për veprat penale  “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, është arrestuar nga Policia e Vlorës.

Në pranga ka rënë R.Sh., alias J.H., banues në Vlorë. Policia sqaron se i riu, më 13 dhjetor 2020, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin B.A., 38 vjeç, banues në Vlorë.

Më parë, në lidhje me këtë ngjarje, është vënë në pranga shtetasi K.M., 47 vjeç, për veprën penale “Moskallzimi i krimit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë