Rend dhe Ligj

Kapet 48-vjeçari nga Mirdita, i dënuar me 10 vite burg për trafik droge

Bie në prangat e policisë një 48-vjeçar, i cili ishte i dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Policia thotë se si rezultat i operacionit të koduar “Streha e fundit”, në fshatin Perlat i Epër, Mirditë, u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Viktor Lekgegaj, 48 vjeç, banues në Mirditë.

Siç njofton policia, 48-vjeçari ishte shpallur në kërkim policor, pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë, në vitin 2019, e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Viktor Lekgegaj, në vitin 2015, në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë, ka trafikuar lëndë narkotike kanabis në Kosovë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë