Ka ndodhur

Kapen 286 kg kanabis në Shkodër, aksion antidrogë edhe në Lushnjë

Një sasi prej 286 kg kanabis i njomë është sekuestruar këtë të hënë në Shkodër në kuadër të operacionit policor “Rapshi” Në pranga ka rënë, Kastriot Guraj, 44 vjeç,  banues në Dobraç, Shkodër,i dënuar më parë për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshem të kufirit”.

Policia thotë se disa persona kishin  kultivuar bimë narkotike kanabis sativa, në zonën Rapsh, Malësi e Madhe dhe po e transportonin në drejtim të aksit Vermosh-Koplik–Shkodër.

Ndërkohë, në Lushnjë, 4 persona janë vënë në pranga me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Aksioni për kapjen e tyre u kodua “Mërtishi”, njësoj si emri i fshatit, ku banonin 3 nga të prangosurit.

Gjatë operacionit u bë arrestimi në flagrancë i Ligor Mihalit, 63 vjeç, Julian Mihalit, 37 vjeç, Ermal Mihalit, 35 vjeç, të tre banues në Mërtish dhe Edi Dhorit, 40 vjeç, banues në Divjakë.

Këta persona u kapën në flagrancë në fshatin Mërtish, në banesën e Ligor Mihalit, me një sasi lëndë narkotike kanabis dhe 800.000 lekë, të cilat dyshohen se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal.

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale tre aparate celularë dhe automjeti tip furgon me të cilin dyshohet se këta shtetas kryenin transportin e lëndës narkotike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë