Është goditur një tjetër rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Policia e Fierit thotë se janë kapur 27 shtetas irakianë, të cilët kishin hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme, si dhe është arrestuar drejtuesi i automjetit që po transportonte shtetasit e huaj.
Mësohet se shtetasin irakianë kishin si destinacion final vendet e BE-së.
Siç njofton policia, është arrestuar drejtuesi i automjetit tip autobus, shtetasi me inicialet S. P., 54 vjeç, banues në Sarandë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.