Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur kalendarin e ndeshjeve kualifikuese drejt Euro 2020. Kuqezinjtë bëjnë pjesë në Grupin H, bashkë me Francën, Turqinë, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën. Kuqezinjtë e trajnerit Kristian Panuçi e nisin rrugëtimin e vështirë me një ndeshje në shtëpi, me Turqinë. Kjo ndeshje, që do të luhet më 22 mars të vitit të ardhshëm, ka një rëndësi të veçantë, pasi një fillim i mbarë do të ishte shpresëdhënës për kualifikimin e mundshëm.Ndeshja e fundit me Turqinë ishte një miqësore, ku Shqipëria fitoi 2-3, me dy gola të Sadikut dhe një të Grezdës, por kuptohet që në ndeshje zyrtare historia ndryshon.
Më pas Shqipëria luan transfertën e parë në Andorrë. Ndeshja e tretë në grup është po në transfertë, në fushën e Islandës, për të vazhduar më tej me ndeshjen me Moldaninë në fushën tonë. Me Francën kampione bote Shqipëria do të ndeshet më 7 shtator të vitit të ardhshëm, jashtë fushe. Me këtë kundërshtar kuqezinjtë do të mbyllin fazën eliminatore më 19 nëntor 2019. Franca është favorite absolute për vendin e parë dhe ndoshta deri në ndeshjen e fundit ajo do të jetë kualifikuar, për t’ua bërë më të lehtë kuqezinjve, nëse do të jenë ende në lojë për ndeshjen e fundit.Objektivi kuqezi është vendi i dytë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.