Jete & Stil

‘Mbretëria matriarkale e Grave’ të Kinës

Nga Christopher Cherry/BBC – Në ultësirën e Himalajeve shtrihet me një pamje të mrekullueshme Liqeni i Lugut, shtëpia e popullit Mosuo dhe porta drejt një vendi misterioz të quajtur shpesh 'Mbretëria e Grave'.

Mosuot numërojnë përafërsisht 40,000 njerëz dhe për shekuj me radhë ata kanë jetuar në brigjet e Liqenit Lugu - që kufizohet me krahinat Sichuan dhe Yunnan të Kinës - dhe në malet përreth, të grupuara së bashku në fshatrat piktoreske të mbushura me shtëpi druri.

Në lartësinë  2.700m mbi nivelin e detit dhe me qytetin më të afërt rreth gjashtë orë larg, kjo distancë e rajonit ka ndikuar në ruajtjen e kufijve që nuk gjenden askund tjetër në botë.

Një nga traditat më unike kulturore është zouhun ose 'martesat më këmbë'. Pas një ceremonie tradicionale, gratë Mosuo mund të zgjedhin të dashuruarit e tyre, duke pasur aq meshkuj sa dëshirojnë në jetën e tyre.

Gjatë këtyre 'martesave' burrat vizitojnë shtëpinë e gruas me ftesë të posatshme dhe qëndrojnë natën në një dhomë të pikturuar me lule, duke e lënë atë në mëngjes për tu kthyer në shtëpinë e tyre. Çiftet nuk jetojnë së bashku, dhe foshnjat rriten ekskluzivisht në familjen e femrës, me vëllezërit dhe dajat që sigurojnë rolin atëror.

Megjithatë, meshkujt luajnë role të rëndësishme në shoqërinë Mosuo. Tradicionalisht, ata shpesh janë larg nga fshati, duke udhëtuar në karvanët e tregtisë për të shitur prodhimet vendase. Ata gjithashtu do janë përgjegjës për ndërtimin e shtëpive dhe peshkimin, si dhe vrasjen e bagëtive.

Ajo që është më e rëndësishme, edhe sot, edhe kur nuk janë përgjegjës për fëmijët e tyre, ata janë financiarisht përgjegjës për nipërit dhe mbesat që jetojnë në familjet e tyre.

Edhe pse shpesh përmendet si një nga shoqëritë e fundit matriarkale në botë, është më e saktë të quhet tradita e Mosuo-s matrilineale. Burrat ende përdorin pushtet politik në një shoqëri më të gjerë, por gratë janë drejtueset e familjeve të tyre dhe marrin vendime për burimet familjare.

Pasuria dhe prona kalojnë përmes nënës pas vdekjes, duke u dhënë grave Mosuo një autoritet dhe liri të madhe.

Yang Zhaxi është një muzikant i ri i cili u rrit në një shtëpi shumë tradicionale Mosuo, të ngritur nga nëna e tij, tezet e dhe dajat. Babai i tij biologjik ishte shumë i pranishëm gjatë fëmijërisë së tij dhe ai kujton udhëtime të shpeshta së bashku për të marrë kërpudha ose për të mbledhur dru zjarri.

Babai i tij jeton ende në të njëjtin fshat, dhe ata mbajnë një lidhje të fortë.

“Me të vërtetë kjo varet nga karakteri i mashkullit. Nëse ai është zemërmirë, edhe pse martesa nuk funksionon, ai ende do të kujdeset për fëmijët, do të blejë dhurata për ta dhe do të mbështesë arsimimin e tyre. Në fund të fundit, fëmijët janë fëmijët e tij edhe nëse nuk janë përgjegjësi e tij, " Zhaxi

Ajo çfarë është unike për martesat Mosuo në krahasim me shoqëritë e tjera të shumta tradicionale, është se marrëdhëniet ndjein kursin e tyre natyror, pasi femra nuk varet nga burri për të ardhura. Tezja e Zhaxit, Yang Congmu, është 'Dabu' ose matriarkia e familjes së saj, të cilës iu dhanë çelësat e magazinës, një gjest simbolik që e bën atë kreun e familjes. Burri i saj i parë ishte një zdrukthëtar dhe ata u takuan kur po ndërtonte shtëpinë e saj.

Yang Congmu thurte një rrip për të dashurën e tij menjëherë pas takimit për të shprehur dashurinë e tij, siç ishte tradita në atë kohë. Tani çiftet moderne kanë më shumë gjasa të marrin lule ose një iPhone.

Pas pak, dashuria u zhduk. Bashkëshorti im nuk kishte të bënte fare me fëmijët dhe ai nuk donte të vinte. Në kulturën e Mosuo, marrëdhëniet kanë të bëjnë me dashuri të ndërsjellë. Kur zbehet dashuria, seicili vazhdon jetën përpara "tha Yang Congmu.

Mosuo nuk njihet nga qeveria kineze si një nga 55 grupet zyrtare minoritare, pasi popullsia e tyre është relativisht e vogël. Në kartën e identitetit Zhaxi, për shembull, është identifikuar si mongol.

Mosuo janë tradicionalisht animiste dhe besojnë në idenë e një Perëndie të Nënës. Ky sistem i lashtë fetar është i përzier me importin më të ri të budizmit tibetian, me shumë familje që dërgojnë një anëtar mashkull për t'u bërë murg.

Mosuo gjithashtu ka disa besime të pazakonta, të tilla si nderimi i qenve. Ka një mit që kohë më parë, qentë kishin një jetëgjatësi prej 60 vjetësh, ndërsa njerëzit jetonin vetëm për 13. Njerëzit dhe qentë ranë dakord të shkëmbejnë jetëgjatësinë, dhe njerëzit premtuan t'i shpaguajnë me respekt qentë në këmbim.

Gjyshi im më tha se shumë kohë më parë, një toger nga ushtria e Ghengis Khan erdhi në këtë zonë për të luftuar dhe ra në dashuri me bukurinë e liqenit. Ata vendosën të vendoseshin këtu, dhe kështu erdhi Mosuo, "tha Zhaxi.

Me ndërtimin e një rruge të re dhe aeroportit aty pranë, i çelur më 2015, gjithnjë e më shumë turistë po vijnë në brigjet e Lugut, duke sjellë besime dhe praktika të reja. Kultura e Mosuosit momentalisht gjendet në një rrethanë të pasigurtë, e shtrirë mes modernitetit dhe traditës së lashtë.

"Fshatarët që jetojnë pranë liqenit kanë ndërtuar hotele për turistët. Disa familje me shtëpi në vende të mira tashmë janë bërë shumë të pasur. Transporti dhe aspekte të tjera gjithashtu janë bërë më të volitshme, dhe Mosuo po eksploron botën e jashtme dhe përjeton ide të reja, "tha Zhaxi.

Pikëpamjet e Mosuove mbi dashurinë dhe martesën transformohen nga kontakti më i madh me botën e jashtme. Të rinjtë Mosuo shpesh tërhiqen nga idealizmi përrallor i filmave romantikë kinezë dhe gjithnjë e më shumë zgjedhin të martohen sipas mënyrës tradicionale kineze, me çifte që jetojnë së bashku dhe marrin urime martesore për të zgjatur për gjithë jetën.

Zhaxi vetë është martuar jashtë fisit të tij, në një Han kinez dhe jeton me gruan dhe fëmijën e tyre, duke besuar se është një mënyrë më e thjeshtë për të shkuar jetë. Në të njëjtën kohë, ai është ende përgjegjës për fëmijët e motrës së tij. *Përktheu:Sabina Veizaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë