Policia Kufitare ka bllokuar në Kakavijë, gjatë fluksit të ditëve të festave të fundvitit në hyrje dhe në dalje 5 automjete të vjedhura, 4 prej tyre luksoze.
Policia thotë se bëhet fjalë për një automjet ‘Opel’ me targa shqiptare që drejtohej nga shtetasi E. G, i cili ishte vjedhur në Gjermani dhe kishte ndërhyrje në nr. e shasisë.
Një automjet ‘Benz’ me targa greke që drejtohej nga G.N, i cili kishte ndërhyrje në shasinë dhe nr. ishte dubluar.
Një Volswagen me targa greke i vjedhur në Greqi dhe një rimorkio me targa shqiptare si dhe një BMË X5 i një shtetasi grek. Drejtuesit e automejteve ndërkohë po hetohen nga Policia.
Siç njofton policia, gjatë 24 orëve të fundit, kanë hyrë dhe kanë dalë 9760 shtetas dhe 1730 mjete, nga këta: 3900 shtetas dhe 620 mjete në hyrje dhe 5860 shtetas 1110 mjete në dalje. Për të eliminuar radhët, Policia Kufitare ka shtuar sportelet në dalje. Aktualisht vijon puna me 9 sportele, 6 në dalje dhe 3 në hyrje.
Policia Kufitare në bashkëpunim me FRONTEX-in, thotë se vijojnë kontrollet jo vetëm në Pikat e Kalimit, por edhe në kufirin e gjelbër, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.