Pirja e kafesë përpara se të shkoni në shtrat nuk ndikon në cilësinë e gjumit dhe kjo hedh poshtë atë që kemi menduar deri më tani, ka sugjeruar një studim i kryer së fundi. Në kuadër të studimit, i cili u krye nga një grup ekspertësh nga Universiteti i Atlantikut dhe Shkolla Mjekësore Harvard në Shtetet e Bashkuara, u monitoruan rreth 785 persona për 5,164 ditë dhe netë dhe regjistruan konsumimet e tyre të kafeinës, alkoolit dhe nikotinës.
Faktorë të tillë si kohëzgjatja e gjumit të pjesëmarrësve, efikasiteti i gjumit dhe sa shpejt njerëzit u zgjuan gjatë natës u regjistruan. Këto u analizuan më vonë nga ekipi i studimit. Rezultatet treguan se ndërsa nikotina dhe alkooli kishin një ndikim negativ në cilësinë e gjumit, pasi një cigare përpara shtratit, zgjaste pagjumësinë deri në 42 minuta, kafeina nuk tregoi efekte anësore në lidhje me cilësinë e kohës së gjumit.
Dr. Christine Spadola tha se studimi është kryer për të parë lidhjen ekzakte që ka konsumimi i alkolit, nikotinës dhe kafeinës, përpara gjumit, dhe për këtë të fundit autorja e studimit thonë se nuk nuk ka ndonjë ndikim në cilësinë e gjumit, ndryshe nga dy të tjerat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.