Ka ndodhur

Kafe kontrabandë në Tiranë, burrë dhe grua nuk lëshonin as kupon tatimor në dyqan

Policia e Tiranës ka goditur një rast të kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë, ndërsa gjatë operacionit është sekuestruar 115 kg kafe.

Në pranga ka rënë një 61-vjeçar, V.H., dhe është proceduar penalisht bashkëshortja e tij me iniciale A.G., për veprën penale “Fshehje e të ardhurave”.

Gjatë kontrollit në subjektin e çiftit në afërsi të Tregut Ushqimor, burrë e grua nuk lëshonin kupon tatimor për mallrat që tregtonin.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Tregtimit dhe transportimit të mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehje të ardhurash“, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve“ dhe “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale“.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë