Ne rrjet

Ka vdekur Super Mario

Mario Segale, burri pas të cilit u pagëzuar video-loja Supe Mario, është ndarë nga jeta në moshën 84 –vjeçare. Z.Segale ishte një zhvillues i suksesshëm pronash italo-amerikan nga Uashingtoni. Në vitet ’80, ai i dha me qira një magazinë Nintendo-s së Amerikës, e cila vendosi ta quante yllin e video-lojës së tyre të re me emrin e tij.

Z.Segale bënte shaka në një intervistë në Seattle Times, më 1993-shin se “ende po priste për çeqet”. Super Mario fillimisht u quajt Jumpman, derisa Nintendo vendosi t’i jepte personazhit një emër për të qenë. Z.Segale thoshte se ishte Minoru Arakaëa, i cili kishte detyrën të krijonte Nintendo-n e Amerikës, që i tha atij se heroi i video-lojës mbante emrin e tij.

Sipas nekrologjisë së tij,z.Segale “gjithnjë e shmangte këtë famë dhe donte të njihej për arritjet e tij në jetë.”Ai la pas të shoqen, katër fëmijë dhe nëntë nipër e mbesa. Seria e Marios shpesh citohet si marka më e suksesshme e të gjithë video-lojërave, të të gjitha kohëve. Aventura e fundit e hidraulikut, Odiseja e Super Marios, është aktualisht loja më e shitur  në Nintendo  me më shumë se 12 milionë kopje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë