Keshilla

Ka një mënyrë si të zhdukni bakteret nga shtëpia juaj

Vera mund të duket ndryshe këtë vit, por një gjë që po vazhdon si zakonisht është pastrimi i shtëpisë. Me më shumë kohë në shtëpi, ne tashmë jemi shndërruar në ekspertë të pastrimit duke e pastruar në çdo kohë dhe çdo cep të saj por a jemi duke e pastruar shtëpinë tonë nga bakteret dhe pluhuri?
Imunologia Gem McLuckie, shkencëtare në mikrobiologji në Dyson, ka dhënë disa këshilla për të larguar mikrobet nga shtëpia jonë.
"Pluhuri i shtëpisë mund të sjellë shqetësime shëndetësore, ndër të tjera, nëse has në njerëz alergjikë." tregon ajo.
Ajo tha se dyshekët, shtratet dhe tapetet mund të grumbullojnë të gjithë pluhurin edhe pse ne i pastrojmë çdo ditë por në mënyrë sipërfaqësore.
"Të gjitha hulumtimet tona kanë treguar se mënyra më e mirë për t'u marrë me bakteret, polenet dhe pluhurin është eleminimi plotësisht i tyre nga shtëpia juaj," shpjegon McLuckie.
Pra, si ta bëjmë këtë? Ajo shpjegon se një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëni për të hequr qafe pluhurin, polenin dhe bakteriet e tjera nga shtëpia juaj është të filloni me shtretërit tuaj.

Ne kalojmë rreth tetë orë, ndonjëherë edhe më shumë, një ditë, në shtrat dhe kështu është e arsyeshme që bakteret të mblidhen në dyshekun dhe çarçafët tanë, kështu ne bëhemi më të ndjeshëm ndaj alergjive.
"Ne duhet të bëjmë pastrimin e dyshekëve rregullisht dhe për ta bërë këtë si duhet, duhet të pastroni të dy anët e dyshekut me një fshesë me korrent pasi fshesat normale e lejnë pluhurin në sipërfaqe" tregon ajo.
Për më tepër, çarçafët duhet të lahen në 60°C ose 90°C çka do të ndihmojë në shkatërrimin e baktereve.
Në fund, lani ose zëvendësoni jastëkët shpesh herë për të zvogëluar sasinë e pluhurit dhe baktereve që mbidhen në mbushjen e jastekut.
Nëse gjithçka duket si shumë për tu shtuar në rutinën tuaj të pastrimit, thjesht mendoni veten duke u shtrirë në një shtrat të pastër dhe të freskët, pas një dite të ngarkuar.
Burimi:HarpersBazaar. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë