Ndërsa drejtohej për në dhomat e veshjes së stadiumit “Anfield Road” pas 45 minutave të para në debutimin e tij me Liverpool në Premier League, Xherdan Shaqiri me të drejtë ishte i kënaqur me atë që ai kishte dhënë në fushë. Triumfi i “The Reds” përballë Southampton i detyrohej shumë freskisë që ai i jepte skuadrës, por edhe goditjes së tij të fuqishme që në një rast e kishte detyruar kundërshtarin që të shënonte autogol.
Dhe kështu, si të gjithë të tjerët brenda në stadium atë ditë, ai nuk priste që të qëndronte jashtë fushës në pjesën e dytë, pas zgjedhjes që bëri Jurgen Klopp duke futur James Milner në vend të tij në 45 minutat e dyta. Ndërsa reflekton mbi këtë vendim gjatë një interviste për “Standard Sport” në ambientet e stsaiumit “Anfield”, i buzëqeshur Shaqiri pranon: "Mbeta i habitur për të qenë i sinqertë. Por kjo është zgjidhja e trajnerit, kështu që ju duhet ta kuptoni këtë.”
"Ai më dha të njëjtën arsye që ju tha edhe juve. Ishte e vështirë për mua që të dilja në atë moment, por ishte një zgjedhje taktike ndryshe që ai donte në atë moment. Ai erdhi tek unë menjëherë dhe tha, Pse? Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me të, kështu që çdo gjë është në rregull."- rrëfen Shaqiri për median angleze.
Duke luajtur në mënyrë të barabartë një tjetër 90 minutësh shumë të mirë katër ditë më vonë, Shaqiri sërish nuk i shpëtoi dot pritshmërive të larta, që Klopp ka për atë. Pas fishkëllimës finale në humbjen e raundit të tretë në Kupën e Ligës ndaj Chelsea, duket se Shaqiri pati një komunikim aspak të lehtë me trajnerin për një episod në një goditje të lirë në minutat e fundit që ai nuk e kishte kryer siç duhet.
Si shpjegim, Xherdani thotë: "Klopp nuk ishte duke bërtitur apo diçka e tillë. Ishte vetëm një shpjegim taktike për goditjen e lirë, që unë duhet ta bëja më mirë. Në fund, Jordan Henderson mori përsipër goditjen e lirë dhe ndoshta nuk ishte zgjidhja më e mirë që bëmë në atë moment.”
Është e drejtë të thuhet se qetësia me të cilin Shaqiri pranon kritikat ndaj tij nuk përputhet fare me perceptimin e gjerë publik të karakterit të tij. Që nga mbërritja e tij në Stoke City në vitin 2015, pas largimit nga Inter, akuzat për përgjumje janë ngritur në mënyrë të zakonshme ndaj 26-vjeçarit, sa që shumë tifozë i kanë pranuar ato si fakte.
"Nuk është e vërtetë ajo që kanë shkruar mediet, sepse unë jam një lloj krejtësisht i ndryshëm personi. Disa ish-shokë skuadre, kanë folur keq në media dhe duket sikur jam një djalë i keq apo diçka e tillë, por unë kurrë nuk kam qenë një djalë i keq apo të kem pasur probleme në një klub! Unë jam një djalë i këndshëm që pëlqen të bëjë shaka, kështu që unë mendoj se ato që njerëzit flisnin për mua ishin krejtësisht të gabuara."- tregon Shaqiri.
Një person në veçanti ka bërë më shumë se shumica, për të ushqyer idenë se Shaqiri kishte një ndikim i keq në dhomat e veshjes, ai është mesfushori i Stoke City, Charlie Adam. Futbollisti me origjinë shqiptare, mbeteti i zhgënjyer nga ish-shoku i tij i skuadrës, që e konsideron atë si shkaktarin e vërtetë të humbjes së Stoke City në kampionat në javët e fundit. I pyetur për kritikën, futbollisti që luan për kombëtaren e Zvicres, thotë: "Mendoj se kjo është vetëm frustrimi ndoshta ose xhelozia, sepse kam bërë një lëvizje të mirë në merkato gjatë kësaj vere.”
"Isha i befasuar që Adam foli ashtu për mua, por ndonjëherë kjo është shenjë treguese e karakterit të një lojtari. Unë e di se ajo që ai tha, ishte krejtësisht e gabuar, sepse në atë kohë kur unë luaja atje, sidomos kur ishin kohët e vështira, unë shënova shumë gola. Unë isha një nga të vetmit që ndihmuan ekipin me gola në lojërat e vështira dhe ai ishte lojtari i cili mori kartonin e kuq në ndeshjen më të rëndësishme, kundër Everton dhe humbi një penallti, kundër Brighton".- shprehet Xherdan Shaqiri në lidhje me këtë debat me Charlie Adam.
Klopp ishte një njerëzit që ndikoi te Shaqiri që ai këtë verë të bashkohej me Liverpool, duke bërë që sulmuesi shtatshurtër të refuzonte disa oferta të tjera të rëndësishme. Dhe nga ajo që janë duke bërë në këto javë të para, Shaqiri beson se ka bërë zgjedhjen e duhur. "Kam pasur disa opsione, sepse unë kam qenë me të vërtetë me një çmim të lirë! Isha ndoshta një nga lojtarët më të lirë në këtë treg të çmendur."- thotë 26-vjeçari.
"Gjëja më e mirë, ishte që Liverpooli erdhi shumë herët. Ata folën me drejtuesit e Stoke City dhe më pas erdhën te mua, unë isha i qartë sepse donte të punoja me Jurgen Klop. Në atë moment nuk doja të dëgjoja asgjë tjetër dhe i thashë le ta bëjmë këtë. Për mua ishte e rëndësishme që trajneri më donte dhe ai kur më thirri, më tha:" Unë të dua në ekipin tim ". Ishte e qartë të vinte këtu për ta çuar këtë klub në një tjetër nivel dhe për të qenë i suksesshëm.”- tregon futbollisti me origjinë shqiptare për momentin kur kaloi te Liverpool.
"Jam shumë mirë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu dhe përpiqem për të mësuar çdo ditë dhe për të ndihmuar këtë ekip që të ecë përpara për të kapur objektivat.”- ka mbyllur intevistën e tij Xherdan Shaqiri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.