Prej dy ditësh, Presidenti i Republikës, Ilir Meta është pyetur për qëndrimin e ish-kryeministrit Fatos Nano ndaj tij.
Gjatë një vizite në Korçë, Meta përsëriti qëndrimin e tij për zëro komente por duke sfumuar deklaratën e Nanos me “zero” dhe duke i vënë në dukje atij një veprim për të cilën Nano është akuzuar ndër vite, se merret me kumar.
“E kam thënë edhe me parë, zëro komente për zëro zero... edhe të merresh me kumar edhe të citosh Biblën nuk shkojnë këto gjëra...”, tha ai.
Më herët, në një intervistë për “Opinion”, ish-kryeministri dhe ish-kryetari i socialistëve Fatos Nano tha se Ilir Meta ka gjithnjë një plan B në mendje. Që, sipas tij, Meta e ka zakon që të lë në mes të rrugës dhe të fut stërkëmbëshat dhe se tek Meta ai sheh pjesën më të madhe të 7 mëkateve kapitale, ligësia grykësia...
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.