Futboll

Juventus nuk ndalet, gati firma me shokun e Ronaldos

Nuk ka të ndalur eksodi i lojtarëve nga Real Madrid dhe njëkohësisht nuk ka të ndalur blerja e lojtarëve nga Juventus. Torinezët kanë bërë goditjen më të madhe të merkatos, duke marrë nga Madridi Kristiano Ronaldon.

Në “Vinovo” gjithashtu gjatë kësaj vere kanë zbarkuar, Kanselo dhe Emre Çan. Por duket se trajneri Allegri nuk është ende i kënaqur dhe ka biseduar me drejtuesit e Juventus për të sjellë në skuadër një anësorë të majtë. Pas kësaj kërkese, emri i parë që erdhi në mendjen e Paratriçit dhe Marotës, ishte Marcelo. Braziliani ka një lidhje shumë të fortë me Kristiano Ronaldon dhe të dy kanë qenë miq shumë të mirë te Real Madrid.

Gazeta italiane “Tuttosport” shkruan se Marcelo është tunduar nga një kalim në Serie A, aty ku shkoi miku i tij Ronaldo, por edhe nga ndryshimet që janë duke u bërë në këtë ligë. Por pse jo të fitonte Ligën e Kampionëve me një tjetër klub do të ishte diçka, që jo shumë lojtarë e kanë arritur.

Mendohet se brenda kësaj jave, Marota do të udhëtojë drejt Madridit për t’u takuar me agjentin e futbollistit, por edhe me drejtuesit e klubit “Merengues”.

Nëse kjo lëvizje do të realizohej, Juventus me të gjithë kuptimin e fjalës mund të quhej mbretëresha e kësaj merkatoje vere dhe gjithashtu do të ishte pretendentja kryesore për të fituar Ligën e Kampionëve.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë