Mjafton një fjali e Zidane, “shpresoj të takohemi sa më shpejt në Torino” dhe tifozët e Juventus kanë filluar të ëndërrojnë. Ish-trajneri i Real Madrid, Zinedin Zidane është shfaqur në një video që është shpërndarë në rrjetet sociale, duke përshëndetur të gjithë tifozët e Juventus.
Francezi që pas largimit nga “Los Blancos” është përfolur për të marrë drejtimin e shumë e ekipeve, pro deri më tani gjithçka ka mbetur vetëm në kuadrin e fjalëve dhe nuk ka asgjë konkrete. Në videon e publikuar nga një faqe e tifozëve të Juventus, Zidane ka thënë: “Përshëndetje të gjithëve nga Madridi. Shpresoj që të jeni të gjithë mirë. Shpresoj që të rikthehem sa më shpejt në Torino, te takohemi dhe të kalojmë disa kohë bashkë. Një përqafim për të gjithë dhe Forca Juve.”
Nisur nga kjo video që është bërë shumë virale, mediet apenine kanë filluar të flasin për kalimin e francezit në Torino. Alegri prej disa sezonesh është përfolur për largim nga klubi bardhezi dhe nëse këtë sezon dështon që të fitojë Champions League, me shumë siguri drejtuesit e Juventus mund të zgjedhin të ulin në stol, Zidane. Ish-mesfushori u largua nga Juventus në vitin 2002 nga Juventus për ta vijuar dhe mbyllur karrierën e tij me Real Madrid, ku shkroi historinë edhe si trajner.
Më herët tekniku francez është përfolur edhe për të marrë drejtimin e Manchester United. Nëse “djajtë” do të vendosin të largojnë Murinjon, me shumë gjasa njeriu i parë që do të kërkojnë për të ulur në stol do të jetë Zidane, por mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e francezit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.