Futboll

Juve e Napoli nisen me marsh kampioni

Juventus dhe Napoli e kanë nisur aty ku e kanë lënë kampionatin italian Serie A. Bardhezinjtë dhe të kaltrit kanë marrë dy fitore respektive kundër Chievo dhe Lazio në transferta edhe pse duhet thënë se më shumë sforco.

Juvja e madhe me Ronaldon në krye ka shmangur vetëm në fund turpërimin nga Chievo, duke fituar 2-3. Në fillim juventinët krijuan idenë e një fitore të thjeshtë me një gol të shpejtë që në minutat e para. Por Chievo ishte një kockë e fortë duke barazuar, madje duke kaluar edhe në avantazh. 2-1 dhe Juventus duket i shokuar nga një rezultat i tillë. Por skuadra e Allegrit me Ronaldon në fushë e mblodhi veten shpejt dhe reagoi. Fillimisht u ndihmua nga një autogol, për të shkuar më pas në minutën e fundit tek goli i Bernardeschi që i dhuron kështu tre pikët skuadrës së tij.

Edhe Napoli i ka marrë tre pikët në kryesfidën e javës së parë të Serie A përballë Lacio, por duke vuajtur jo pak. Ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh me anë të të përhershmit Çiro Imobile. Napoli fillimisht do të barazonte në fundin e 45 minutave të para. Më pas në fraksionin e dytë skuadra e Ançelotit do të do të shënonte edhe golin e dytë për t’i çuar shifrat në 1-2 dhe deri në fund do të arrinte ta mbronte këtë rezultat.

Të dyja, Juventus dhe Napoli me këto fitore force në javën e parë rikonfirmohen si pretendentët kryesore për të rivalizuar për titullin kampion në Itali.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë