Mendim

Ju që i vrisni policët çdo ditë dhe me çdo mënyrë…

Nga Anila Hoxha- Pres hakërrimin e Ministrit të brendshëm. Pres hakërrimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së shtetit !!! Jam kurioze sa trima janë, jam shumë kurioze sa do ta tregojnë shtetin sot! Pres reagimin e dikujt.

Të kujtdo dreqi që është ulur nëpër karrige shtetërore dhe as që i bëhet vonë se sa vlen jeta e një polici. Sepse jeta e një polici nuk vlen përderisa i nxirrni nëpër aksione të tradhtuara, i dekonspironi dhe i vrisni në mënyra gjithfarësh.

Disa i vrisni duke mos i motivuar. Disa i vrisni duke i pezulluar nga detyra, duke ju shkulur gradat nga gjoksi sa herë vini në pushtet. Disa i vrisni duke ju kërkuar llogari pse nuk ju përshëndetën në mënyrë ushtarake.

Disa i vrisni kur ju kërkoni pse nuk kanë bërë normën me gjoba. Disa i vrisni se nuk është as me atë dhe as me këtë. Disa se i quani trupë dhe flotë kur ata janë efektivë të policisë. Disa sepse punojnë për 50 mijë lekë rrogë dhe i le makina në rrugë teksa ndjekin "cubin" e lagjes apo të qytetit.

Disa vriten se ndaluan një deputet dhe befas ju vjen një telefonatë nga lart. Disa vriten pak nga pak. Disa vriten brenda një çasti. Dhe disa rivriten.

RIP dëshmorët e atdheut!
-FATOS XHANI
-ALTIN DIZDARI
-SAIMIR DUCKOLLARI
-KASTERIOT FESKAJ

*Marrë nga faqja e Facebook e gazetares


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë