Ne rrjet

Joe Biden njofton se do të kandidojë për president në 2020

Ish-zv/presidenti amerikan Joe Biden ka konfirmuar zyrtarisht se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, duke i dhënë fund muajsh të tëra spekulimesh.

Në një video-njoftim, Biden deklaroi se "vlerat thelbësore të kombit, demokracia dhe gjithçka që e ka bërë Amerikën atë që është sot, ndodhen në rrezik".

76-vjeçari hyn në një garë të ashpër, ku do të kandidojë fillimisht kundër 19 senatorëve demokratë, duke përfshirë Elizabeth Warren, Kamala Harris dhe Bernie Sanders.

https://twitter.com/JoeBiden/status/1121353260231688192?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1121353260231688192&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-us-canada-47601125

Në njoftimin e tij, Biden kritikoi ashpër Presidentin Donald Trump, duke e konsideruar si një rrezik për kombin amerikan.

"Unë besoj se ky president përfaqëson një moment të trazuar të SHBA-së. Por nëse i japim Donald Trump tetë vjet në Shtëpinë e Bardhë, ai do të ndryshojë përgjithmonë dhe karakterin e këtij kombi”, tha ai.

Biden është kandidati demokrat më me përvojë. Kjo është hera e tretë që ai kandidon për president, pas zgjedhjeje të vitit 1988 dhe 2008, kur më vonë shërbeu si numri dy i qeverisë së presidentit Barack Obama për dy mandate.

Duke iu përgjigjur njoftimit, një zëdhënës i zotit Obama tha se zgjedhja e Biden "ishte një nga vendimet më të mira që ai kishte marrë" dhe të dy kishin krijuar një lidhje të veçantë.

Barack Obama dhe Joe Biden

Biden njoftoi se do të kandidonte përsëri në vitin 2016, viti kur Trump u zgjodh president, por u tërhoq pas vdekjes së djalit të tij 46-vjeçar, Beau Biden.

Megjithatë, ai është përballur me një sërë sfidash përhjatë javëve të fundit. Ish-zëvendëspresidentit u akuzua nga disa gra për ngacmime seksuale dhe prekje të papërshtatshme.

Ai kërkoi falje, duke thënë se do të ishte shumë më i kujdesshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë