Jete & Stil

Jeta nuk mbaron 80-të vjeç! Ke ende vite përpara

Pse sot njerëzit jetojnë më gjatë?

Jeta po zgjatet gjithnjë e më shumë në krahasim me fillimin e shekullit XX, kur jetëgjatësia mesatare ishte rreth 56 vjeç për burrat dhe 64 për gratë. Po a ka gjasa që jeta njerëzore të zgjatet edhe më? Disa shkencëtarë kanë treguar mosbesim në lidhje me hipotezën e zgjatjes së jetës, padyshim që ata e mbështesin tezën që zgjatja mesatare e jetës njerëzore është një fakt i dukshëm, që e ka burimin në rënien drastike të vdekshmërisë fëmijërore dhe rinore : sot, mesatarisht, mbijetohet më gjatë sepse është mënjanuar vdekja e parakohshme.

Në vendet e industrializuara një numër në rritje i njerëzve arrin në mosha të respektueshme : problemi që shtrohet është nëse këta përbëjnë një numër më të madh përkundrejt një mesatareje në të shkuarën, sepse shpesh të vijnë përmes burimesh anekdotike, përmes dëshmive, që nga Matusalemmi kur flisnin për ekzistencën e shumë njerëzve të moshuar.

Të dhënat demografike nga e shkuara janë mjerisht episodike dhe të pasakta. Shpesh mosha reale e njerëzve ekzagjerohet, siç është për shembull rasti i popullsive mitike të Kaukazit. Sipas gjasash të dyshimta ata i kalonin të njëqind vjetët, prandaj është e vështirë ti krahasosh ato të dhëna me këto të sotmet, me synimin që të kuptosh nëse brezi i formuar nga mbi tetëdhjetëvjeçarët, pra ata që sot quhen me të vërtetë pleq është duke u shtuar. Një grup demografësh amerikanë, kohët e fundit kanë zbuluar regjistrat e Kishës Luteriane Suedeze ku ka shënime shumë të hollësishme për dukuritë demografike nga viti 1750 e deri më sot. E pra, regjistrime të tilla tregojnë që pritshmëritë e jetës për një 80-të vjeçar suedez nuk kanë ndryshuar në thelb, kurse, kur merret në shqyrtim gjysmëshekulli i fundit, zbulohet një fakt interesant: jeta mesatare e mbi tetëdhjetepesëvjeçareve është zgjatur 30-50% dhe kjo është një e dhënë e vërtetë edhe për ata që kanë mbushur 90,95, apo 100 vjeç. Me pak fjalë, ai që sot është vërtet plak, pra që arrin në një moshë të shtyrë, ka përballë vetes një jetë më të gjatë në krahasim me ata që ishin “me të vërtetë pleq”, gjysmë shekulli më parë.

Nëse je 80-të vjeç, dhe mendon se e ardhmja nuk ekziston, mund të bësh plane, pasi ke ende kohë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë