Drejtësia

Lihet në burg aktivistja turke, e dënuar për lidhje me organizatë terroriste

Gazeta Si – Në Gjykatën Penale të Tiranës u mbajt seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj aktivistes turke, Julide Yazici, e cila u arrestua më 5 gusht nga Policia Kufitare në aeroportin e Rinasit me qëllim ekstradimin e saj drejt Turqisë, ku u vendos mbajtja në qeli e saj..

Yazici rezulton e dënuar me 4 vite e 2 muaj burgim nga Gjykata e Stambollit, nën akuzat për “Dhënien e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrjen në grupe terroriste”.

Sipas të dhënave nga mediat turke, ajo punon si mësuese dhe ka qenë pjesëmarrëse në protestat e organizuara kundër presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Po sipas këtyre burimeve, 32-vjeçarja turke kishte siguruar leje qëndrimi në Francë.

Në seancën gjyqësore në kryeqytet janë paraqitur për ta mbrojtur dy avokatë, një shqiptar dhe një turk. Ky i fundit mësohet se ka vënë në dijeni edhe Ambasadën e Francës në Tiranë lidhur me ndalimin dhe procedurat e ekstradimit ndaj Julide Yazici, për shkak të lejes së qëndrimit që ajo gëzon në shtetin francez. Gjykata pritet të shprehet mbi masën e sigurisë pas dëgjimit të palëve.

Prokurori Francesk Ganaj ka kërkuar “arrest në burg”, sepse rezulton e kërkuar, ndërkohë edhe gjyqtari Kujtim Vraniçi ka pranuar ta lërë në burg.

Avokati deklaroi se e dyshuara, tha para gjykatës: “Është e persekutuar politike”, pasi sipas saj “ka protestuar kundër Erdogan dhe nëse kthehet, i rrezikohet jeta”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë