Lajme

Jep dorëheqjen shefja e kabinetit në Prokurorinë e Përgjithshme

Vetëm pak orë pasi Kryeprokurori i ri, Olsian Çela, mori zyrtarisht detyrën dhe bëri prezantimin përpara stafit të Prokurorisë së Përgjithshme, shefja e kabinetit të Prokurorisë së Përgjithshme, Alketa Zifla, ka dhënë dorëheqjen.
Alketa Zifla zëvendësoi Rovena Gashin, e cila u largua nga vettingu në Prokurorinë e Përgjithshme.
Më herët Zifla ka qenë pjesë e Prokurorisë së Fierit dhe asaj të Tiranës.
Ajo njihej edhe si krahu i djathtë i Arta Markut, e cila sot i dorëzoi detyrën ish-shokut të saj të klasës, Olsian Çelës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë