Shkencë

Jeff Bezos: Në të ardhmen njerëzit do të lindin në hapësirë dhe do të bëjnë udhëtime turistike në Tokë

Jeff Bezos, Themeluesi i Amazon dhe Blue Origin parashikon se habitatet e hapësirës cilindrike lundruese do të jenë në gjendje të mbajnë një milion njerëz dhe do të kenë "lumenj, pyje dhe kafshë të egra".

Bezos, i cili fluturoi në skajin e hapësirës me një raketë Blue Origin në fillim të këtij viti, i bëri komentet e tij në Forumin Ignatius në Uashington DC.

“Me kalimin e shekujve, shumë njerëz do të lindin në hapësirë, ajo do të jetë shtëpia e tyre e parë”, tha miliarderi.

"Ata do të lindin në këto koloni, do të jetojnë në këto koloni, pastaj ata do të vizitojnë Tokën ashtu siç do të vizitonit ju Parkun Kombëtar Yelloëstone, për shembull".

Shefi i SpaceX i ka vendosur sytë Marsit që kur themeloi kompaninë e tij private hapësinore në vitin 2002 dhe vitin e kaluar propozoi uljen e njerëzve në planet deri në vitin 2026.

Bezos tha gjithashtu në forum se ai besonte në ekzistencën e jetës inteligjente në planetë të tjerë.

“Si mund të mos kishte? Ka kaq shumë yje, vetëm në këtë galaktikë. Dhe pastaj kaq shumë galaktika”, shtoi ai.

“Mua më duken jashtëzakonisht të vogla gjasat që ne jemi e vetmja jetë inteligjente në univers”.

Por ai hodhi dyshime nëse Toka ishte vizituar nga qenie jashtëtokësore.

“Unë dyshoj shumë për këtë. Unë mendoj se do ta denim. Por a janë jashtëtokësorët atje? Ndoshta”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë