Shkencë

Jeff Bezos investon tre miliardë dollarë në zgjatjen e jetës me 50 vjet

Fluturoni në hapësirë ​​për pushime, krijoni dhe banoni në botë paralele si Zuckerberg me "metaverse-n" e tij, blini rininë dhe shëndetin e përjetshëm.

Miliarderët e mëdhenj tashmë kanë një tjetër qëllim; të sfidojnë jetën.

Sfida e fundit vjen nga Jeff Bezos dhe është ajo e rinisë së përjetshme. Themeluesi dhe presidenti i Amazon miliarderi i parë që ka fluturuar në orbite njoftoi një "hap cilësor" në menaxhimin e startup-it të tij Altos Labs, i cili merret me "luftën kundër plakjes" dhe "rigjenerimin e qelizave".

Altos i përkiste Bezos që nga shtatori, por dje ai njoftoi se kishte rekrutuar si drejtor ekzekutiv ish-supermenaxherin farmaceutik 59-vjeçar Hal Barron, i punësuar më parë nga kompania britanike GlaxoSmithKline.

Lëvizja u konkretizua me investimin prej tre miliardë dollarësh në planet e ardhshme të kërkimit dhe zhvillimit, që ka si qëllim "riprogramimin qelizor", një teknikë e përdorur tashmë në laborator.

 Që prej shtatorit Altos ka zhvilluar një fushatë rekrutimi mes akademikëve më të respektuar, të cilëve u ofron - sipas "Times" - "paga futbollistësh". Midis tyre është biologu Juan Carlos Izpisua Belmonte, i cili së fundmi parashikoi se jeta mund të zgjatet me "të paktën pesëdhjetë vjet"; dhe Çmimi Nobel për Mjekësinë Shinya Yamanaka, që merret me qelizat staminale

Emra garancie që shërbejnë edhe për të qetësuar kritikët e shumtë të Bezos, të cilët shohin në këtë investim në "jetën e përjetshme" një rrëshqitje distopike të ngjashme me atë të përfaqësuar në filmin më të ndjekur të këtyre javëve; “Mos shiko lart”.

Në gjueti për rininë e përjetshme, në fund të fundit, 58-vjeçari Bezos duket si djalosh për pak kohë: fotoja e fundit e Vitit të Ri e publikuar  nga ai në rrjetet sociale e portretizon atë pranë pishinës, me xhinse dhe një buzëqeshje po aq të çiltër, të kapur pas partneres së ri, Lauren Sànchez, i cila në vitin 2019 zëvendësoi gruan e tij Scott McKenzie, në një kundër-reagim ndaj moshës së mesme, tashmë të mirëpërcaktuar nga brezat e shumë të pasurve. Sanchez, nga ana tjetër, është 52 vjeç dhe duket sa  gjysma e moshës.

Marrë nga Corriere.it/ Përshtati në shqip Gazeta “Si’


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë