Mendim

“Je një presidenti i tmerrshëm!” Tre moderatorë kundër Trump

Lirimi i presidentit amerikan Donald Trump nga të gjitha akuzat për bashkëpunim me Rusinë, duket se ka zhgënjyer tre moderatorët e njohur Stephen Colbert, Trevor Noah dhe Jimmy Kimmel, të cilët kanë shfrytëzuar spektaklet e humorit që drejtojnë për të kritikuar ashpër kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Pas gati dy vjetësh hetimesh, Prokurori i Përgjithshëm Rober. Mueller publikoi rezultatet e investigimit për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e 2016-ës. Por më shumë sesa demokratët, më të zhgënjyerit nga ky hetim ishin tre moderatorët e famshëm amerikanë, të cilët nuk e fshehën zhgënjimin e tyre pasi Trump u lirua nga cdo akuzë.

"Është si të zbresësh shkallët n mëngjesin e Krishtlindjeve", deklaroi Noah. "Ti je duke shpresuar të marrësh një BMX të re, por në vend të kësaj gjen trupin e djegur të Babagjyshit, sepse prindërit kishin harruan të fiknin zjarrin”, shtoi ai.

Ai duket të ishte më i zemëruari nga vendimi i Mueller për të mos dhënë një përfundim nëse Trump e pengoi apo jo drejtësinë. “Robert Mueller kaloi dy vjet duke hetuar nëse u pengua drejtësia dhe i vetmi përfundim në të cilin arriti ishte 'Nuk e di, çfarë mendoni ju?'", tha ai. “Kjo nuk është një përgjigje, Robert Mueller. Kjo është pyetja që të gjithë kishim në fillim të hetimit. Nëse do donin t'i përgjigjeshim pyetjeve tona me pyetje të tjera, nuk do të punësonim një prokuror por një terapist”, u shpreh Noah.

https://twitter.com/TheDailyShow/status/1110357957986775041?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1110357957986775041&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.washingtonpost.com%2Fnation%2F2019%2F03%2F26%2Fim-sorry-that-youre-terrible-president-late-night-hosts-apologize-trump-aftermath-mueller-findings%2F

Colbert, Noah dhe Kimmel janë të sigurt se Trump ka penguar drejtësinë dhe se raporti që e nxori presidentin të “pastër”, nuk është i vlefshëm. Përfundimet, të përmbledhura në dokumentin prej katër faqesh, të publikuar në fillim të kësaj jave, jo vetëm që kanë zemëruar kritikët e tij, por edhe e kanë nxitur Trump dhe mbështetësit e tij të sulmojnë ashpër kundërshtarët. Për presidentin, raporti ishte një legjimitet për punën e tij, ndërsa për kundërshtarët e tij ishte një tjetër provë e manipulimit të drejtësisë.

"Unë kam thënë një gjë për Donald Trump: ai është një president i tmerrshëm dhe nuk tërhiqem nga kjo deklaratë edhe sikur të më vënë një pistolete në kokë," Colbert tha gjatë transmetimit të spektaklit të njohur “Late Night Show”, i cili kap shifra të jashtëzakonshme audience. "Zoti. Presidenti, e di që po na ndjek. Më vjen keq të të them publikisht se je një president i tmerrshëm ", këmbënguli ai.

https://twitter.com/colbertlateshow/status/1110389619126755330?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1110389619126755330&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.washingtonpost.com%2Fnation%2F2019%2F03%2F26%2Fim-sorry-that-youre-terrible-president-late-night-hosts-apologize-trump-aftermath-mueller-findings%2F

Colbert mbajti 16 minuta monolog përkushtuar tërësisht raportit të Mullerit, duke bërë që jo pak përdorues të rrjeteve sociale të shpërthenin në kritika.

“Këtë fundjavë kemi marrë disa lajme shqetësuese, "tha Colbert. "Presidenti ynë nuk është duke bashkëpunuar me rusët. Lajmi është shqetësues për një sërë arsyesh. Nëse Trump nuk po bashkëpunon me rusët, atëherë pse vazhdon të thotë gjëra kaq të këndshme për presidentin rus Vladimir Putin?”, pyeti moderatori, duke i krahasuar përfundimet e hetimeve me fundin e serialit të njohur hollivudian “Lost”.

Megjithëse Kimmel ishte po aq i zhgënjyer sa Colbert, ai fajësoi Putin

"Putini donte që ky hetim të përfundonte kështu dhe bëri gjithçka që mundi për ta penguar”, u shpreh ai. “Me raportin e Mueller dhe arrestimin e avokatit të pornostares Stormy Daniels, presidenti ka kaluar javën më të mirë të jetës së tij”, deklaroi Kimmel.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë