Sport

Ja pse Gjokoviç e mposhti Federerin në ndeshjen e shekullit!

Turneu i 16-të Slam i fituar nga tenisti serb ka ardhur pas një finaleje të paharrueshme, ku kundërshtari i tij, Roxher Federer, bëri disa gabime në momentet kyçe të ndeshjes dhe kjo nuk është hera e parë që i ndodh.

Vetëm koha do të na e tregojë, nëse finalja e Uimbëlldonit 2019 është për nga cilësia, intensiteti dhe niveli i lojës, ndeshja më e bukur e tenisit e 10-vjeçarëve të fundit. Fitoi Novak Gjokoviç, i cili ka meritën që luajti pa gabime dy “tie break” e para dhe më pas iu përgjigj shumë mirë Federerit, kur zvicerani kishte 2 “match point” në favor. Në fund serbi dominoi, kur rezultati ishte 12-12 në setin e pestë të parë në historinë e Uimbëlldonit. Pjesa tjetër ishte në duart e Federer, i cili i ka pasur të gjitha statistikat më mirë se Gjokoviç, që nga shërbimet te pikët në total dhe gejmet e fituar. Megjithatë, zvicerani nuk ia doli të fitonte asnjë nga 7 topat “kyç” të ndeshjes: të vetmin top “break” të setit të parë, të pestin kur rezultati ishte 5-3 në “tie break” e setit të parë, “set point” e setit të tretë, dy “match point” në rezultatin 8-7 të setit të pestë dhe 2 topat “break” për t’u kthyer të shërbente kur rezultati ishte 12-11 në setin e pestë.

Gjokoviç me trofeun e Uimbëlldonit dhe Federer i dëshpëruar

Dhe parajsa shkoi me të drejtë te Novak Gjokoviç, i cili ka konfirmuar edhe një herë se nuk ka rastësisht një bilanc pozitiv kundrejt Nadalit dhe Federerit. Tenisti serb, i lindur dhe i rritur nën hijen e këtyre dy rivalëve, në shumë raste është treguar më i fortë se të gjithë. “Nole” ka fituar 16 “Slam”, 2 më shumë se Sampras, 2 më pak se Nadal dhe 4 më pak 20 të fituar nga Federer. Nga këta 16, 4 i ka fituar ndaj Federerit, 4 ndaj Nadalit, 5 ndaj Mërreit, 1 ndaj Tsongas, 1 ndaj Del Potros dhe 1 ndaj Anderson. Nga ana tjetër, Roxher Federer ka humbur 22 ndeshje, pasi ka shpërdoruar “match point” në favor të tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë