Ne rrjet

Izraeli, Rusia, Koreja: Rendi i ri botëror dhe 2024 që nuk premton për mirë

Lufta e Tretë Botërore avash avash po bëhet një realitet tragjik dhe viti 2024 nuk premton për mirë. Gjithçka filloi thuajse dy vjet më parë, me pushtimin rus të Ukrainës në zemër të Evropës. Dhe nuk është rastësi që më 7 tetor masakra e Hamasit shkaktoi reagimin izraelit, duke bërë që konflikti të shpërthejë sërish në Lindjen e Mesme. "Copa" e fundit e Luftës së Tretë Botërore, e evokuar nga Papa Françesku disa muaj më parë, do të luftohet në Lindjen e Largët për kontrollin kinez të Tajvanit.

Konflikti ukrainas në zemër të Evropës është në ngërç, me rusët që shfrytëzojnë vrullin e një Perëndimi të lodhur dhe të hutuar duke u bërë më agresivë.

Realisht, pas një mali me të vdekur dhe të plagosur, ata kanë pushtuar vetëm 20% të territorit ukrainas, por nuk reshtin së hedhuri ortek zjarri mbi kokat e ukrainasve.  Moska lëshon dronë kamikaze iraniane me breshëri dhe përdor municione të Koresë së Veriut, të cilat demonstrojnë se si janë të lidhura "copëzat" e Luftës së Tretë Botërore.

Që nga 24 shkurti 2022, kur tanket ruse sulmuan Ukrainën, ka shpërthyer çrregullimi global, i cili synon të krijojë një rend të ri botëror, me boshtin që nuk zhvendoset më drejt SHBA-së.

Shkëndija e ndezur nga Hamasi me masakrën në Izrael është pjesë e këtij plani të rrezikshëm. Lufta gjithëpërfshirëse në Gaza është përhapur si zjarr i egër në rajon falë jeniçerëve vendas të Iranit. Shpërthimi i mundshëm i Lindjes së Mesme është një tjetër shenjë e rendit të ri botëror, i cili ndoshta do të dështojë, por, në përpjekje për ta imponuar, rrezikon të shkaktojë vdekje tw tjera.

Përplasja përfundimtare do të zhvillohet rreth ishullit rebel të Tajvanit, të cilin Kina e ka konsideruar gjithmonë pronë të saj. Kim Jong-un, despoti i Koresë së Veriut me një arsenal bërthamor, është thjesht një peng, jo plotësisht i kontrollueshëm, që rusët dhe kinezët mund ta përdorin.

Numërimi mbrapsht për Tajvanin do të fillojë me zgjedhjet e 13 janarit. Sido që të jetë rezultati, Xi Jinping, ai nuk do të ndryshojë mendje për aneksimin me stil.

Ukraina ose Gaza do të jenë të vogla në krahasim me pjesën e fundit të Luftës së Tretë Botërore. / ilgiornale.it


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë