Analize

Izraeli ekspozon të vërtetën “bërthamore” të Iranit

 Benjamin Netanyahu 

Pak pasi Irani dhe gjashtë fuqitë botërore arritën një marrëveshje për të ndaluar furnizimin e Iranit me uranium si dhe për të filluar inspektimet ndërkombëtare në objektet ushtarake, Kryeministri i Izraelit ka argumentuar se marrëveshja në fjalë do t'i mundësojë Iranit të “shtijë në dorë” atë që ka dashur gjithmonë: armët bërthamore.

Të hënën ai njoftoi se kishte prova.

Nëse Perëndimi do të verifikojë informacionet e inteligjencës izraelite, sipas të cilave Irani po fsheh projektin dhe punën kërkimore për prodhimin e një armë bërthamore, bota do të përballej me një problem edhe më të madh, veçanërisht tani që Presidenti Donald Trump ka caktuar 12 majin si afatin e fundit për të imponuar forcimin e marrëveshjeve bërthamore.

https://twitter.com/IsraeliPM/status/991295251863175168

Konfirmimi i të dhënave do të ishte një goditje jo vetëm për kredibilitetin e Iranit, por edhe për reputacionin e inteligjencës amerikane.

Pak pasi negociatat me Iranin përfunduan në verën e vitit 2015, John Kerry, sekretari i atëhershëm i shtetit, siguroi gazetarët se agjencitë amerikane të inteligjencës kishin "njohuri absolute" mbi përpjekjet e Iranit për të ndërtuar një armë bërthamore.

Por, siç e vërtetuan edhe vlerësimet e inteligjencës përpara Luftës së Irakut, në vitin 2003, inteligjenca nuk është kurrë absolute. Për më tepër, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike( IAEA) ka ende një serë pyetje të pazgjidhura në lidhje me Iranin.

Benjamin Netanyahu

Tani Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, pretendon se spiunët e vendit të tij kanë zbuluar një depo plot me video, skedarë, skica dhe dizenjime armësh bërthamore, me sa duket të përpiluara mes viteve 1999 dhe vitit 2003. Nëse vërtetohet, zbulimi i ri i Izraelit do të tregonte se ka shumë detaje që SHBA-së i kanë shpëtuar në vitin 2015.

Pjesa më e madhe e hetimit ndaj Iranit ka qenë e zymtë për një kohë shumë të gjatë. Në administratën e George W. Bush, agjencitë ameriikane të inteligjencës, u mbështetën në disa të dhëna të gjetura në një laptop të vjedhur, të cilat vërtetonin sipas tyre se Irani po përpiqej të ndërtonte një armë bërthamore. Inspektorët kanë gjetur gjithashtu gjurmë uraniumi në shumë nga pajisjet iraniane.

Benjamin Netanyahu

Megjithatë, zbulimet e inteligjencës izraelite do të jepnin më shumë hollësi rreth programit të armëve bërthamore të Iranit, sesa agjencitë e inteligjencës perëndimore. Për shembull,Netanjahu tregoi të hënën një hartë të vendeve të testimit, si dhe detaje të tjera të panjohura për publikun, por inteligjenca perëndimore nuk pranoi të konfirmonte asnjë prej tyre.

Disa analistë kanë deklaruar se Irani kishte përparuar vazhdimisht në projektimin e një raketë bërthamore por izraelitët pretendojnë tanimë se kanë prova.

David Albright, president dhe themelues i Institutit të Shkencës dhe Sigurisë Ndërkombëtare u shpreh të hënën se nëse vërtetohen, raportet e reja do të mbushin shumë nga vrimat boshe të asaj që dimë për programin e armëve bërthamore të Iranit.

Harta e testime berthamore, Iran

Por sipas Albright ka më shumë se kaq. Nëse vërtetohet, zbulimi i inteligjencës izraelite do të vertetonte gjithashtu se Irani po përpiqet të ndërtojë me çdo kusht një armë bërthamore.

Përtej fatit të marrëveshjes bërthamore, inteligjenca izraelite rizgjoi gjithashtu edhe krizën e fjetur të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, anëtar i të cilit është edhe Irani.

Nëse spiunët izraelitë kanë të drejtë, do të vërtetohej se Irani ka gënjyer sistematikisht inspektorët e  armëve bërthamore për gati 20 vjet.

Nëse Irani nuk paguan për këtë mashtrimin, atëherë çfarë do t’i ndalojë “rebelët” e ardhshëm që të ndjekin modelin e tij?/Bloomberg/

What’s the best generics


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë