Bota

Izolimi më i gjatë në botë nga Covid, Melburni hapet pas 262 ditësh (Foto)

Izolimi më i gjatë në botë që nga fillimi i pandemisë Covid 19, përfundoi në Melburn, Australi. Qyteti ka kaluar 262 ditë, gati nëntë muaj, në izolim që nga marsi i vitit 2020. Nga e premtja, baret, restorantet dhe kafenetë do të rihapen për njerëzit plotësisht të vaksinuar.

Mbetet vetëm detyrimi për të mbajtur një maskë brenda dhe kapaciteti i kufizuar. "Në shtetin e Viktorias, ne kemi bërë rrugën e gjatë, ajo rrugë përfundon sonte", - tha kryeministri australian, Scott Morrison. Autoritetet kishin premtuar heqjen e bllokimit pasi 70% e njerëzve të merrnin dy doza të vaksinës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë