Ne rrjet

Ivanov nuk dekreton asnjë ligj me emrin Maqedonia e Veriut

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, refuzoi të dekretojë 11 ligje që janë miratuar me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut.

Presidenti në largim ka refuzuar të nënshkruajë ligjet e miratuara kohët e fundit nga parlamenti dhe të ndryshojë emrin e zyrës së tij në përputhje me ndryshimet e fundit kushtetuese.

Ndër ligjet që Ivanovi kohët ka kthyer në parlament janë disa nga reformat kryesore të kërkuara nga BE-ja.

Zyra e shtypit të parlamentit maqedonas tha se presidenti nuk nënshkroi gjashtë dispozita të miratuara në një sesion parlamentar të mbajtur më 28 shkurt, duke përfshirë edhe dispozitën që parashikon formimin e një Agjencie të re Operacionale Teknike, e cila është pjesë e reformave të kërkuara prej kohësh nga BE-ja për shërbimet e sigurisë. Agjencia do të kujdeset për aspektet teknike të përgjimit.

Ivanov nuk ka nënshkruar edhe pesë dispozita të tjera, të cilat parlamenti i miratoi më 4 dhe 6 mars, duke përfshirë një për marrjen e një hua nga Banka Botërore, si dhe një dispozitë që ndryshon Ligjin për Qasje në Informimin Publik.

Teknikisht, parlamenti tani ka mundësinë të votojë për këto dispozita për herë të dytë, gjë që do ta detyronte presidentin t'i nënshkruajë.

Por ligjet nuk parashikojnë një afat kohor që e detyron presidentin t’i miratojë, që do të thotë se Ivanov mund t’ bllokojë këto ligje për një kohë të pacaktuar. Me shumë mundësii këto dispozita do të miratohen nga presidenti i ardhshëm pas zgjedhjeve presidenciale.

Por shtyrja mund të dëmtojë shanset e Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave me BE-në në qershor.

Në një sqarim që Presidenti Ivanov i dërgoi parlamentit së bashku me ligjet e pa nënshkruara, ai tha se gjithmonë do të vepronte sipas premtimit që dha pesë vjet më parë kur ai u emërua për të "mbrojtur Kushtetutën dhe për të mbrojtur interesat e Republikës së Maqedonisë. "

Presidenti, i cili është një kundërshtar i fortë i marrëveshjes me Greqinë, ka qenë i vetmi zyrtar që nuk e ka pranuar përdorimin e emrin Maqedonia e Veriut. Në korrespondencën e tij zyrtare, logot, memorandumet dhe faqen e internetit, zyra presidenciale ende përdor emrin e vjetër të vendit fqinj.

Gazeta Zyrtare, e cila boton vendimet zyrtare, njoftoi javën e shkuar se nuk do të botojë dekretet dhe vendimet e presidentit derisa presidenca të ndryshojë emrin e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë