Rend dhe Ligj

Iu gjet heroinë në banesë, vihet në pranga 31 vjeçari

Aksioni i Policisë së Tiranës arrestoi këtë të hënë shtetasin E. Z., 31 vjeç, banues në kryeqytet. Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë, janë siguruar informacione në rrugë operative se në një banesë në rrugën “Asdreni”, kishte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit heroinë dhe peronat që e dispononin ua shisnin shpërndarësve sipas porosive që bënin.

Gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 kg e 75 gr. lëndë narkotike të dyshuar heroinë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, 1 aparat celular dhe një automjet.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë