Politike

Italianët: Shqipëria bëri për ne, atë që nuk e bëri BE-ja

"Faleminderit!", shkruan sot Kryeministri Giuseppe Conte në Twitter, duke publikuar videon e kryeministrit shqiptar Edi Rama, ku njoftonte në italisht dërgimin në Itali të 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë. Konte i shtoi postimit edhe flamurin shqiptar.

Një 24 orët e fundit, rrjetet sociale në Itali janë pushtuar nga mesazhet e falënderimit për Shqipërinë, e cila në sytë e shumicës së italianëve është vendi i vetëm europian që po u qëndron pranë në këto ditë të vështira. Edhe pse mjekët dhe infermierët nga Shqipëria janë të pakët në numër, mirënjohja e italianëve ka qenë e jashtëzakonshme. Siç ka shkruar vazhdimisht ish-ministri i Brendshëm Matteo Salvini, ata ndihen të braktisur nga Bashkimi Europian.

"Atje është shtëpia e shumë shqiptarëve", deklaroi Rama gjatë përcelljes së mjekëve dhe infermierëve. "Ne nuk e braktisim mikun tonë në vështirësi".

Për gazetën e njohur italiane “Repubblica.it” ky ishte ndoshta është fjalimi më solemn i dëgjuar deri më tani për krizën në Itali.

Rama dhe Ministri Luigi Di Maio, Gazeta Si, 2020

“Në mediat sociale video është shpërndarë pa fund, duke prekur shumë italianë. Rama bëri atë që do të prisnim dikur nga Amerika. Ai përdori fjalët e solidaritetit që Europa nuk mund t'i gjejë, duke treguar na treguar sot fytyrën e saj më cinike, me skifterët e vendeve të Veriut që kundërshtuan të ndihmonin shtetet më të prekura nga pandemia siç është Italia”, shkruan gazeta e njohur italiane.

MIrënjohja për Shqipërinë është bipartizane. "Do të doja që ju të kaloni dy minuta duke dëgjuar këtë video", shkruan kryebashkiaku i Bergamos Giorgio Gori, duke folur nga ajo zonë e Lombardisë që Rama përcakton "vijën e zjarrit".

Matteo Salvini, një nga politikanët më të ashpër në Itali falënderoi po ashtu Shqipërinë dhe premtoi një vizitë në Tiranë pasi të mbaronte urgjenca.

 I telefonova kryeministrit Edi Rama për ta falënderuar për këtë gjest të madh të dashurisë për Italinë. Faleminderit popullit shqiptar dhe qeverisë së tyre: duke dërguar mjekë dhe infermierë ata kanë treguar ndjeshmëri dhe një zemërgjerësi që ne nuk do t’i harrojmë”, tha ai.

https://www.facebook.com/salviniofficial/videos/595469021059287

Guvernatori i Lombardisë Attilio Fontana gjithashtu shprehu një falënderim publik, pasi dhjetë nga mjekët dhe njëzet infermierët do të shërbejnë në spitalet e Brescia.s

"Dua të shpreh mirënjohjen time sepse ne e vlerësuam shumë gjestin e kryeministrit Rama," tha Ministri për Cështjet Rajonale, Francesco Boccia. "Unë isha një nga njerëzit që dolën në brigjet e Barit më 8 gusht të vitit 1991, kur rreth 20 mijë shqiptarë u nisën nga Vlora për në vendin  tonë. Unë linda dhe u rrita në Baru, dhe e di se çfarë përfaqëson lidhja e Shqipërisë dhe Italisë. Ne nga Puglia themi gjithmonë se ju jeni rajoni i 21-të italian “, shkruan ai. Mesazhi i Kryeministrit shqiptar është një himn për njerëzimin. Faleminderit shume, është një mësim për të gjithë”, përfundon zyrtari italian.

Falënderime erdhën edhe nga presidenti rajonal i Pulias Michele Emiliano dhe ish-kryeministri italian Matteo Orfini. "Edi Rama, Kryeministri shqiptar, shkroi sot një faqe të bukur të miqësisë tonë. Faleminderit Edi", shkruan Renzi në Tëitter.

"Ne nuk jemi të pasur, por nuk harrojmë", tha kryeministri Rama në filmin e shkurtër, duke kujtuar emigracionin masiv shqiptar në fillim pas viteve 90’.

Jo “Repubblica.it” por edhe pjesa më e madhe e mediave italiane shkruajnë sot se një kombi i vogël dhe i varfër si Shqipëria u dha vendeve  të pasura të BE-së një mësim moral.

Edhe pse qeveria ka qënë më e përmbajtur në komentet e saj, Ambasadori italian në BE Maurizio Masari ka kritikuae ashpër vendet e BE se nuk kishin zgjatur dorën për të ndihmuar Italinë.

Përkundrazi, Kina dhe Rusia të vetmet që iu përgjigjën kërkesës së Italisë për ndihmë në blerjen e pajisjeve mjekësore. Në përgjigje të kritikave, Gjermania pritet të dërgojë një milion maska për fytyrën në Itali për ta ndihmuar të luftuar shpërthimin e koronavirusit, por kjo ndihmë është e pakrahasueshme me nevojat e vendit fqinj.

Rusia ka nisur 9 avionë me ndihma mjekësore për në Itali për ta ndihmuar vendin fqinj në luftën kundër koronavirusit. Presidenti Vladimir Putin tha që Rusia po dërgonte njësi me kamion për dezinfektimin e automjeteve, ndërtesave dhe hapësirave publike, si dhe specialistë mjekësorë dhe pajisje, përfshirë edhe pajisjet e testimit.

Ekipi përfshinte disa nga specialistët kryesorë të ushtrisë mjekësore të Rusisë, të cilët kishin përvojë të dorës së parë për të luftuar shpërthimin e etheve të derrit afrikan dhe antraksit dhe të zhvillimit të vaksinave kundër Ebola.

“Kriza e koronavirusit nuk është thjesht një krizë kombëtare. Është një krizë europiane dhe duhet të trajtohet si e tillë”, shkruan ambasadori. “Kapërcimi i saj do të kërkojë guxim politik, vizion dhe solidaritet nga ana e qeverive evropiane dhe institucioneve të BE-së.

Giuseppe Conte dhe Edi Rama Gazeta Si, 2020

Italia, vendi evropian i goditur më shumë nga koronavirusi, ka bërë gjithçka që mundet për të përmirësuar dhe menaxhuar epideminë. Kjo është një betejë në të cilën ne po përballemi me dy armiq të tmerrshëm: panik dhe egoizëm”, tha ai.

Kina, ku edhe shpërtheu për herë të parë koronavirusi, ka dërguar gjithashtu furnizime mjekësore në Itali, në mesin e kritikave të ashpra të Matteo Salvinit se Bashkimi Europian e kishte braktisur Romën. Kina ka nisur plot 100 milionë maska drejt Italisë, nisëm që i është bashkuar edhe Kuba.

Ai i bëri thirrje që Roma nuk duhet të lihet të trajtojë vetëm këtë krizë, por deri më tani, vendet e BE-së duket se po mendojnë secila për veten dhe jo si një trup i vetëm. Ambasadori i Italisë në BE ka kërkuar që BE të financojë të paktën kostot e kujdesit shëndetësor dhe për të ndihmuar në përballimin e pasojave ekonomike të karantinës, por rishpërndarja e fondeve të BE-së është kthyer në një temë debati në Komisionin Europian.

“Tani është koha që BE të kalojë përtej angazhimit dhe konsultimeve, me veprime urgjente që janë të shpejta, konkrete dhe efektive. Ne duhet të furnizohemi nën koordinimin e BE-së, me pajisjet në nevojshme mjekësore dhe rishpërndarjen e saj midis atyre vendeve dhe rajoneve që kanë më shumë nevojë. Sot, ka nevojë Italia, nesër, mund të jetë një vend tjetër”, tha ambasadori.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë