Mendim

Italia po “del nga shinat” e BE-së!

Brukseli mund të përballojë largimin e Londrës, por jo humbjen e Romës. Sikur të mos mjaftonte Brexit, kriza greke apo dhe shkelja e normave dhe lirive demokratike nga anëtarët e Europës Lindorë, Brukseli po lufton tanimë dhëmbë për dhëmbë për të mbajtur Italinë “në shina”.

Italia sfidoi përsëri Brukselin të martën pasi Ministri i Financave, Giovanni Tria paraqiti një projektbuxhet paksa të modifikuar, pavarësisht se Komisioni Europian kishte kundërshtuar hapur draftin me anë të një vendimi të pashembullt. Ai hodhi poshtë për herë të dytë projektbuxhetin e Romës për vitin 2019, duke i bërë thirrje qeverisë Conte "të respektonte popullin italian".

Nëse të dyja palët nuk arrijnë në një kompromis, Italia mund të përballet me një gjobë fillestare prej 0.2% të PBB-së, e cila do t’i shtonte 8 miliardë euro barrës fiskale me të cilën po përballet vendi. Dënimi mund të rritet në 0.7% nëse Roma refuzon të përmbushë sërish rregullat fiskale të Bashkimit Europian.

Mateo Salvini

Pak pas këtij paralajmërimi, zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini ka thënë se është i përgatitur të përballet me krerët e BE-së. Qeveria populiste e Italisë ka refuzuar të ndryshojnë objektivin e deficitit për të përmbushur premtimet e fushatës si futja e të ardhurave themelore universale, ulja e taksave dhe ulja e moshës së daljes në pension.

Moti i keq i keq në Itali ka bërë po ashtu që projektet e mëdha infrastrukture të jenë një prioritet i qeverisë, përfshirë këtu edhe pasojat e shembjes së urës në Xhenova, ngjarje që solli edhe njëherë në vëmendje investimet e plakura të vendit.

Salvini iu përgjigj me sarkazëm lajmeve se komisioni do të dënonte Italinë. "Një letër nga BE? Unë po pres një letër edhe nga babagjyshi," u tha ai gazetarëve. Kreu i Lega Nord tha se ishte i gatshëm të "përballej me Jean-Claude Juncker dhe këdo që refuzonte një buxhet që" sipas tij, "u përgjigjej nevojave të italianëve". Ai argumenton se ekonomisë italiane i nevojiten investime shtesë për të ndezur motorët.

Komisioneri financiar i bllokut europain, Pierre Moscovici, tha se "dialogu dhe gjakftohtësia" do të nevojiteshin tanimë më shumë se kurrë. “Duke parë qëndrimin e Romës dhe projektbuxhetin që qeveria italiane ka vënë në tavolinë, shohim një rrezik që Roma të shkojë drejt paqëndrueshmërisë," paralajmëroi zëvendëspresidenti i Eurozonës, Valdis Dombrosvkis.

Pierre Moscovici

Ai rekomandoi në korrik që Italia reduktonte defiçitin e saj me 0.6% por projekti i paraqitur nga qeveria italiane e rrit atë me rreth 1% të PBB-së. "Numrat flasin vetë," përfundoi Dombrosvkis. Komisioni Europian konfirmoi po ashtu se buxheti i Italisë për vitin 2019 është në mospërputhje me paktin fiskal dhe paralajmëroi se ndikimi i këtij buxheti në rritje ka të ngjarë të jetë negativ. Borxhi publik i Italisë, i cili ishte 131.2% në vitin 2017, është kthyer tanimë në shqetësimi kryesor të Komisionit Europian.

"Ndërkohë që ka një borxh shumë të lartë, Italia është duke planifikuar huamarrje shtesë në vend të kujdesit të nevojshëm fiskal", paralajmëroi Dombroskis.

“Tani është në dorë të shteteve anëtare të vlerësojnë çështjen italiane dhe të marrin një vendim”, u tha gazetarëve komisioneri Pierre Moscovici. "Ky hap që marrim sot është pasojë e pashmangshme e vendimit të autoriteteve italiane për të rishikuar planin e buxhetit", theksoi komisioneri francez.

Kryeministri i italain Giuseppe Conte

Ai këmbënguli se mbetet i hapur për diskutime me autoritetet italiane por shprehu keqardhje që edhe pas takimit me ministrin italian të Financave Giovanni Tria, shumica e pyetjeve dhe dyshimeve mbi planin ekonomik të Italisë mbeten pa përgjigje. "Ajo që është në rrezik është e ardhmja dhe prosperiteti i popullit italian", shtoi ai.

Edhe eurogrupi tashmë mbështeti vendimin e Komisionit për të hedhur poshtë projektbuxhetin e Italisë, duke thënë se dp të diskutojë sërish për buxhetin e anëtarëve të eurozonës. Presidenti i Eurogrupit Mario Centeno paralajmëroi se respektimi i rregullave fiskale ishte "jo vetëm në interesin individual të secilit vend, por edhe në interesin kolektiv të BE-së.

Italia është ekonomia e tretë më e madhe në eurozonë, por ka më shumë se dy trilionë euro borxhe , 131% e prodhimit të përgjithshëm ekonomik të vendit. Ajo është e dyta pas Greqisë (178%), dhe ka një borxh shumë më të lartë se Britania e Madhe (88%) ose Gjermania (64.1%).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë