Mendim

Italia pa asnjë post të lartë në BE

Italia mund të përfundojë pa asnjë nga postet kryesore të BE-së, duke shënuar kështu një goditje të rëndë për vendin fqinj, i cili është ndër të paktit që po këmbëngul për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Ndërkohë që qeveria populiste italiane lufton me Komisionin Evropian për thyerjen e rregullave të BE mbi shpenzimet publike, partitë në pushtet i kanë hyrë një beteje të vështirë për të ushtruar ndikim në Bruksel.

As Lega Nord dhe as Lëvizja Pesë Yjet nuk u përkasin familjeve të mëdha politike të kontinentit, duke i detyruar të përpiqen të ndërtojnë aleanca alternative. Deri më tani, këto përpjekje kanë dhënë pak rezultate.

Italia aktualisht mban tre nga vendet më me ndikim në BE, me Federica Mogherinin si Shefen e Politikës së Jashtme të bllokut, Antonio Tajani si kryetarin e Parlamentit Europian dhe Mario Draghi si president i Bankës Qendrore Europiane.

Sikur të mos mjaftonte kjo, qeveria rrezikon izolimin e mëtejshëm nëse emëron një komisioner europian që është kundër politikave të Brukselit, mund të refuzohet nga BE-ja. Po ashtu Brukseli nuk ka gjasa t'i japë Romës ndikim mbi çështjet ekonomike.

Megjithatë, asnjë nga këto zhvillime nuk ka ndaluar zëvendëskryeministrin Matteo Salvini, të këmbëngulë se Italia do të përfundojë duke pasur më shumë ndikim në Bruksel. Ai pretendon se aleanca e re e nacionalistëve dhe euroskeptikëve do të drejtojë çështjet e politikave të jashtmë të BE-së në të ardhmen.

Partia e Salvinit shënoi një fitore të madhe në zgjedhjet evropiane, duke fituar 28 vende. Por aleanca e tij nacionaliste në Parlamentin Europian, e quajtur "Identiteti dhe Demokracia" (ID), aktualisht është ka marrë vetëm 73 nga 751 vende dhe renditet vendin e pestë vetëm pas të Gjelbërve. Ndërkohë përpjekjet e tij për të bërë së bashku të gjithë euroskeptikët e Parlamentit në të njëjtin grup nuk duket se kanë dhënë shumë fryte.

Për më tepër, blloku i tij nacionalist ka pak miq në nivele të larta në institucionet e BE-së, duke mos pasur ndikim dhe kontakte me grupet më të mëdha parlamentare. Partneri i tij i koalicionit, Lëvizja Pesë Yjet, është në një pozitë të ngjashme, ose ndoshta edhe më keq.

Matteo Salvini

Lega Nord është e fokusuar në zgjedhjen e komisionerëve të BE-së. Salvini dhe Claudio Borghi, një deputet i partisë kanë thënë se Italia dëshiron një portofol ekonomik.

Sipas dy zyrtarëve qeveritarë në Romë, Kryeministri Giuseppe Conte i tha kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit të Këshillit Europian Donald Tusk se zgjedhjet më e Italisë ishin konkurrenca ose tregtia.

Megjithatë, Brukseli nuk ka gjasa t'i japë Romës ndikim mbi çështjet ekonomike. BE ndërmori këtë muaj një hap drejt nisjes së një procedure disiplinore kundër Italisë lidhur me mosrespektimin e rregullave të shpenzimeve të bllokut europian dhe premtimi i Salvinit për të ndryshuar rregullat fiskale të BE nuk po ndihmon.

Kryeministri italian Giuseppe Conte dhe Angela Merkel

Italianët janë gjithashtu të shqetësuar për humbjen e ndikimit politik në Bankën Qendrore Europiane, ku Roma mund të mbetet pa një përfaqësues pas largimit të Draghit.

"Ne mund të përfundojmë pa asnjë përfaqësues në bordin ekzekutiv të BQE-së dhe kjo është një humbje që nuk mund ta përballojmë si ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës", tha Antonio Zennaro, një deputet i Pesë Yjeve.

Një zyrtar italian i Partisë Popullore Europiane (EPP) u bëri jehonë këtyre shqetësimeve duke thënë se pozicioni i Italisë mund të komplikohej edhe më tej nëse Manfred Ëeber do të bëhej president i Komisionit, pasi qëndrimi i Gjermanisë për financat publike të Italisë nuk është aspak dashamirës.

Sa i përket kandidatëve italianë për përbërjen e Komisionit Europian, kandidati kryesor i Lega Nord është Guglielmo Picchi, zyrtar i Ministrisë së Jashtme italiane me lidhje të ngushta me Partinë Republikane Amerikane.

"Ai ka një mbështetje të madhe ndërkombëtare, marrëdhënie të mira me PPE-në dhe është ish-bankier në Londër", tha një person i përfshirë në bisedimet Romë-Bruksel.Dy zyrtarë qeveritarë thanë po ashtu se Ministri i Jashtëm Enzo Moavero Milanesi dhe Ministri i Financave Giovanni Tria mund të ishin Plani B i Romës.

Më parë këtë javë, Milanesi i tha në një emision televiziv se ai është i vetëdijshëm se emri i tij po qarkullon si kandidat për komisioner, por tha se nuk pritet asnjë vendim përfundimtar para korrikut apo gushtit".

Pesë Yjet ranë dakord të linin Salvini të drejtonte negociatat me Brukselin, por tani duket të jenë tejet të shqetësuar për rezultatin.

"Qasja kokëfortë e Lega Nord rrezikon vetëm izolimin e Italisë, prandaj duhet të bëjmë të pamundurën për t'u bashkuar me një grup të madh pro-europian për t’u siguruar që Italia të mos humbasë rëndësinë e saj në Europë", tha një zyrtar i lëvizjes Pesë Yjet.

Grupi i kesaj partie në Parlamentin Europian, Europa e Lirisë dhe Demokracisë (EFDD), aktualisht nuk mund të vazhdojnë si një grup parlamentar pas humbjes së shumë vendeve të saj. Pesë Yjet morën vetëm 17 për qind të votave në zgjedhjet europiane, pothuajse gjysmën e mbështetjes që kishin zgjedhjet e përgjithshme italiane të vitit të kaluar.

Mediat italiane raportojnë se Pesë Yjet janë pranë krijimit të një aleance të re me Partinë e Brexit të Nigel Farage, një anëtar tjetër i EFDD. Farage ka qenë i paqartë për një aleancë të tillë, por ka theksuar ndihet "më i afërt" me Pesë Yjet se sa me Salvinin. Një zëdhënës i Pesë Yjeve në Bruksel nuk konfirmoi ose mohoi këto raporte dhe tha se partia "po negocionte në fronte të ndryshme".

Pas zgjedhjeve, Pesë Yjet ruajtën një profil të ulët, duke shpresuar që të kalonin nga EFDD në një grup pro-BE siç janë Liberalët apo të Gjelbrit, por duket se grupet e mëdha kanë qenë tejet skeptike.

Një zyrtar i të Gjelbërve tha se Pesë Yjet kishin ardhur pranë tyre, por treguan se italianët ishin refuzuar. “Të Gjelbrit kanë mirëpritur tashmë disa anëtarë të rinj por ne jemi jashtëzakonisht selektive", deklaroi ai.Pesë Yjet u përpoqën të bashkoheshin me ALDE në 2017, por kjo iniciativë u kundërshtua nga Macron.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë