Bota

Italia në ‘alarm të kuq’ nga moti i keq, cikloni po shndërrohet në një uragan

Rajoni i Sicilisë në Itali është në alarm për shkak të motit të keq. Cikloni që goditi provincën e Katanias dy ditë më parë, duke shkaktuar dy të vdekur, një person që deri tani rezulton i zhdukur, si dhe dëme të konsiderueshme, po kthehet në një uragan.

Sipas parashikimeve të ekspertëve, fenomeni do të arrijë kulmin të premten në zonën e Katanias dhe më pas do të zhvendoset me shpejtësi në Kalabri.

Rajonet bregdetare që priten të goditen, janë Sicilia perëndimore dhe Sardenja lindore, por gjatë ditës priten reshje intensive me erëra të forta edhe në jug të Jonit, në pjesën perëndimore të Tirrenios dhe në kanalin e Sardenjës.

Në të gjithë zonën, alarmi është maksimal: frika është se fenomene të reja ekstreme mund të ndodhin.

Këtë të enjte, shkollat ​​dhe të gjitha zyrat publike mbeten të mbyllura. Por ajo që është veçanërisht shqetësuese, është se për ditën e premte (29 tetor), buletini i Mbrojtjes Civile tregon alarmin e kuq.

Ndërkohë në qytet shënohet nata e dytë meteorologjike e “qetësisë”. Për shkak të alarmit të ri, disa tregtarë kanë marrë masa për të ‘mbyllur’ xhamat me silikon, për t'i mbrojtur me dru, ose kanë vendosur thasë me rërë para dyqaneve.

Skena të papara ndonjëherë për Siçilinë, që mund të shihen vetëm në Amerikë. Puna e vullnetarëve të departamentit rajonal të Mbrojtjes Civile dhe Bashkisë së Katanias vazhdon gjithashtu, veçanërisht me pompat e kullimit për pastrimin e rrugëve dhe kanalizimeve nga balta dhe mbeturinat e bartura nga “lumenjtë” që kishte shkaktuar stuhia dy ditë më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë