Analize

Italia mund të “hedhë në erë” Bashkimim Evropian

Ndërkohë që partitë kryesore të Italisë kanë nisur bisedimet për të arritur një marrëveshje koalicioni, gati dy muaj pas zgjedhjeve, institucionet e BE dhe Brukselit janë strukur duke pritur në errësirë.

Ardhja në pushtet e Lëvizjes me Pesë Yje dhe Ligës së bashku, ose të vetme, është e pashembullt. Është hera e parë që në një prej gjashtë vendeve kyçe të BE-së, partitë anti-evropiane arrijnë të kapin frenat e pushtetit. Por tani më “pjatat” janë shërbyer. Rezultati i befasishëm i zgjedhjeve anashkaloi partitë tradicionale të Italisë dhe vuri në qendër të vëmendjes këtë çift të çuditshëm partish që po e pengojnë politikën evropiane në mënyra të papritura.

Italia mund të “hedhë në erë"  BE-në.

Nëse elita e BE-së ka kuptuar diçka nga Brexit, është se BE-ja duhet të ndryshojë. Donald Tusk u përpoq të përcillte këtë vizion gjatë samitit të Bratislavës në shtator të vitit 2016. Emmanuel Macron u përpoq gjithashtu të rindizte motorin e bashkëpunimit franko-gjerman për hartimim e reformave brenda BE-së por e ka gjetur veten të bllokuar nga ngërçi i zgjedhjeve gjermane dhe mospranimin e një ministri financash të eurozonës.  

Me largimin e Britanisë, Spanja u zhyt në krizën e katalanase dhe Polonia po përballet me akuzat për “rivendosjen” e sundimit të ligjit nga Brukseli, duke bërë që Italia të mbeste e vetme në krizën postzgjedhore. Lëvizja Pesë Yjet e shfaqur veten si reformatorë të BE-së, por nëse i qëndrojnë besnikë këtij premtimi ata mund të “gatuajnë” një surprizë aspak të këndëshme për Tusk, Juncker dhe pjesën tjetër të Bashkimit Evropian. Megjithatë Italia dhe BE-ja pritet të arrijnë në një konsensur shumë shpejt, duke mbyllur kështu derën e reformave të BE-së para vitit 2020.

“Bye bye”, euro?

Shanset që Italia të largohet nga euro janë po ashtu të pakta. Presidenti italian Sergio Mattarella tha të enjten se ai do të rrëzonte çdo qeveri që e vë në pikëpyetje anëtarësimin në euro, duke bërë që Pesë Yjet dhe Liga të ulnin tonet e retorikave euroskeptike. Dalja nga eurozona është lënë për momentin jashtë tavolinës së disktutimeve. Beppe Grillo, themeluesi i Lëvizjes Pesë Yjet, rishqyrtoi javën e kaluar idenë e një referendumi të detyruar mbi anëtarësimin e Italisë në monedhën e përbashkët. Megjithatë, euro-skepticizmi është në ADN-në e partisë dhe ne të gjithë e dimë se çfarë ndodh zakonisht kur BE-ja shkon në fletëvotime. Borxhi i lartë , rritja e ulët dhe demografia e tmerrshme e bëjnë Italinë një komb të pakënaqur në një eurozonë të dominuar nga fuqitë e ekonomisë veriore.

Orban dhe Putin

Grupi i ri pro-rus i BE-së

BE-ja duket se “bën një sy qorr” sa herë që presidenti i Hungarisë ose lideri grek shfaqen krah për krah me Presidenti Vladimir Putin, apo ka raporte se paratë ruse pastrohen përmes Qipros, por përçarja e bashkimit katërvjeçar të unionit për të sanksionuar Rusinë, do të ishte një problem i patolerueshëm. Nëse Rusia arrin të bëjë mikun e saj parë të saj të parë në Këshillin Evropian (për të mos përmendur që Italia është edhe në G7 dhe NATO), peshorja nuk do të anojë më nga ana e Bashkimit Evropian. Një marrëveshje bashkëpunimi mes Ligës italiane dhe partisë qeverisëse në Rusi do të ishte një “shuplakë” e fuqishme ndaj Brukselit. Ekipi i ri i qeverisë nuk do ta kishte aspak problem t’i mbyllte gjithashtu Federica Mogherinit, shefes europianë të diplomacisë.

Poshtë në BE-ja?

Nëse italianëve nuk u pëlqen Evropa, atëherë në anën e kujt duan të jenë? Suksesi i dy partive nacionaliste reflekton gjendjen e rënduar të italianëve. Në një sondazh të vitit 2017, më shumë se gjysma e italianëve nën 45 vjeç thanë se do të votonin për t'u larguar nga BE-ja nëse mbahej një referendum mbi anëtarësimin në union (ndërsa 68 përqind e të anketuarve mbi 45 vjeç mbështetën qëndrimin në bllok). Kjo sepse të rinjtë italianë janë rritur me stagnacionin ekonomik dhe krizat e vazhdueshme. Edhe pse politika e brendshme është ajo që duhet të fajësohet për shumë gjëra, dora e rëndë e BE-së shpesh është e pranishme në përrallën e mjerimit.

Macron dhe Merkel

"Projekti evropian ka humbur aftësinë për të përmbushur pritshmëritë e pjesëve të mëdha të popullsisë", tha Presidenti italian Sergio Mattarella në një konferencë të Institutit Evropian, këtë javë. Ndërkohë që kritikoi qytetarët e tij se kishin ushqyer iluzionin se problemet e tyre mund të zgjidheshin vetëm në nivel kombëtar", ai pranoi se mesazhet e BE-së nuk po funksionojnë më. Brando Benifei, një eurodeputet italian i qendrës së majtë, tha se një pjesë e apelit të Lëvizjes Pesë Yjet është propozimi për reforma radikale të BE, ata madje paraqitën si “versioni Italian” i Emmanuel Macron.

Fuqizimi i nacionalistëve

Suksesi apo rënia e një qeverie nacionaliste italiane do të ketë një ndikim të madh në rezultatet e partive euroskeptike në zgjedhjet e Parlamentit Evropian të vitit 2019. Italia mund të bëhej përfaqësuesja de facto e forcave euroskeptike në zgjedhjet europiane. Nëse kjo qeveri do të ketë sukses, euroskeptikët e tjerë do të përfitojnë, duke vënë në rrezik shumicën qendrore të parlamentit evropian.

Edhe pse kanë kohë që ankohet, pjesa tjetër e Evropës nuk e merr Italinë aq seriozisht. Përveç Musolinit, asnjë udhëheqës i kohëve të fundit në Romë nuk ka provuar kurrë të jetë në gjendje të imponojë qeverisjen e tij brenda një shteti të çrregullt. Asnjë nga partitë ekzistuese nuk ka provuar se mund të qeverisin në mënyrë që do të ndryshojë Italinë dhe Evropën, por këtë herë gjërat mund të dalin jashtë kontrollit./Politico/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë