Analize

Italia i bashkohet Rrugës së re të Mëndafshit

Italia duket se do të bëhet anëtarja e parë europiane që do t’i bashkohet iniciativës infrastrukturore të Kinës "Një Brez, Një Rrugë", pavarësisht kritikave dhe shqetësimeve për investimet e Pekinit në BE dhe Ballkan.

Vendi fqinj ka hyrë tanimë në bisedime me qeverinë kineze për të nënshkruar një memorandum mirëkuptimi dhe të bëhet një anëtare e kësaj iniciative, të njohur edhe si Rruga e Re e Mëndafshit.

Ministri italian i Industrisë Michele Geraci tha se marrëveshja nuk do të ishte e detyrueshme dhe do të përfaqësonte thjesht pakt fillestar për bashkëpunim të mëtejshëm", u tha ai gazetarëve të mërkurën. Një ceremoni zyrtare pritet të zhvillohet gjatë vizitës së parë të presidentit kinez Xi Jinping në vendin fqinj më 22 dhe 23 mars.

Vendimi i papritur i qeverisë italiane por edhe vizita e kreut kinez janë gjithçka përveçse rastësi, pasi vjen njëkohësisht mes një debati të udhëheqësve të BE-së rreth mënyrës sesi duhet të adresohen investimet kineze në bllok.

Iniciativa e Italisë për t’iu bashkuar rrugës së mëndafshit duket se është sinjali i fundit i rebelimit të vendit fqinj. Ai ka yë ngjarë të pritet me “tërbim” nga Parlamenti Europian i cili miratoi vetëm një javë më parë një propozimin për të shqyrtuar investimet e huaja në BE, duke monitoruar në vencanti kompanitë shtetërore kineze.

Përveç kësaj, qeveritë e ndryshme evropiane kanë ngritur prej kohës shqetësime rreth përfshirjes së kompanisë kryesore kineze të telekomunikacionit Huaëei në përgjimin e përdoruesve në vendet anëtare të BE-së. Në një lëvizje të papritur, Ministria italiane e Zhvillimit Ekonomik mohoi edhe deklaratat e bëra nga zyrtarët qeveritarë se vendi fqinj do të ndalojë firmat kineze Huaëei dhe ZTE.

Luigi Di Maio në Shangai

Lajmi për bashkimin e Italisë në projektin infrastrukturor 'Një Rrip dhe Rrugë' ka sjellë reagime të menjëhershme nga një sërë zyrtarësh europianë dhe amerikanë.

"Ne jemi skeptikë nëse miratimi i qeverisë italiane do të sjellë përfitime të qëndrueshme ekonomike për popullin italian. Ai mund të dëmtojë reputacionin global të Italisë në planin afatgjatë", tha Garrett Marquis, zëdhënës i Këshillit Amerikna të Sigurisë Kombëtare.

Disa vende evropiane po përgatitet të kufizojnë përparimin gjeopolitik të Kinës nëpërmjet iniciativës multi-miliarda dollarëshe për shkak të shqetësimeve se Pekini po përpiqet të marrë në dorë drejtimin e rajonit. Gjermania, Franca dhe SHBA-ja tashmë po parandalojnë “pushtimin e Evropës”, duke ngritur alarmin se strategjia kineze mund të çojë në shpërbërjen e Bashkimit Evropian në një të ardhme të largët

Por ministri italian i industrisë hodhi poshtë çdo polemikë në lidhje me rrugën e re të mëndafshit. Afrimi i Romës me Pekinin vjen pasi vendi fqinj po përpiqet të fuqizojë ekonominë e saj, aktualisht të zhytur në recesion. Zëvendëskryeministri italian Luigi Di Maio ishte midis shumë pak udhëheqësve të BE-së që morën pjesë në eventin më të rëndësishëm tregtar të Kinës, në Shangai, nëntorin e kaluar.

Zyrtarët italianë në atë kohë deklaruan se qëllimi i qeverisë së vendit fqinj ishte rritja e eksporteve të prodhimeve "Made in Italy" në Kinë, përveç ushqimeve, mobiljeve.

Projekti infrastrukturor “Një Rrip, një Rrugë” është një strategji gjigande e Kinës, për të lidhur pothuajse të gjitha shtetet euroaziatike dhe europiane me Pekinin. E shpallur fillimisht në vitin 2013, iniciativa është një projekt infrastrukturor që do të ndryshojë të gjithë Euroazinë dhe periferinë e saj detare. Fotografitë e projektit janë të paqarta, por shifrat e financimit të deklaruara nga burimet zyrtare kineze arrijnë deri në 1 trilionë dollarë.

Midis vendeve kryesore të BE-së ekziston frika se nëse nuk ndërmerren masa, Evropa do të përballet me hegjemonizmin kinez, i cili në terma ekonomik do të thotë një çekuilibër masiv tregtar midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Great Wall sunset over mountains in Beijing, China.

Ashtu si të gjitha huatë financiare kudo në botë, kreditë kineze pritet t’i shërbejnë gjurmëve kineze në Evropë përmes së cilëva Pekini do të kërkojë të ndërtojë ndikimin e tij. Kjo është shqetësuese për vendet si Gjermania, sepse në fund të fundit, Kina të përdorte praninë e saj në Evropën Lindore për të arritur Evropën Perëndimore dhe më pas në BE.

Por “ngatërrestarët” e BE-së si Italia, sipas ekpertëve poi gjejnë ngushëllim në “krahët” e Kinës. Roma, Hungaria dhe Britania e Madhe u pritën me krahë të hapura nga presidenti kinez Xi Jinping në Shangai duke sinjalizuar se kur “paratë kinezë” mund të krijojnë përcarje serioze brenda Bashkimit Europian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë