Futboll

Italia e nis me barazim, fitojnë Rusia dhe Serbia

Diskutohet për një nga kombëtaret italiane më të dobëtat e historisë që po zhgënjen çdo ditë edhe më shumë. Skuadra “axurre”, tashmë me Roberto Mancini-n në stol ka nisur shumë keq aventurën e saj në kompeticionin më të ri evropian, Uefa Nations League. Italia ka marrë vetëm një barazim 1-1 përballë Polonisë.

Ekipi italian do të gjendej në disavantazh në pjesën e parë. Ai që ka shënuar ishte Zielinski që luan për Napolin në Serie A, që çoi në rrjetë topin e pasur nga Levandovski.

Por kur dukej se ndeshja por shkonte drejt disfatës për ekipin “axurr”, do të ishte ai që gaboi në golin e parë Jorginho, që barazon. Mesfushori i Chelsea ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, duke shpëtuar kështu faqen e Roberto Mancinit në këtë në stolin e kombëtares në debutimin e Uefa Nations League. Me këtë barazim Italian komplikon pozitat e saj, teksa në javën e ardhshme do të ndeshet me Portugalinë në transfertë, e cila këtë herë nuk luajti, pasi grupi ëhstë i përbërë nga vetëm tre ekipe.

Sakaq përkundër formës së Italisë, Rusia vijon me rezultatet pozitive. Kombëtarja nga Karpatet ka marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë Turiqisë në shifrat 2-1 dhe njëkohësisht ka marrë kryesimin e grupit. Fitore ka arritur edhe Serbia që ka mposhtur Lituaninë në transfertë në shifrat 0-1.

Sakaq derbi i Ballkanit, Rumani-Mali i Zi është mbyllur në barazim 0-0, edhe pse të dyja ekipet kanë luftuar deri në fund për të dalë me tre pikë nga kjo përballje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë